Mëngjesin e sotëm, Kryeministri Rama, i shoqëruar nga kryetari i Bashkisë së Dibrës, Muharrem Rama, ndanë kafen e mëngjesit me një grup qytetarësh të Dibrës, në një bisedë të hapur për jetën e përditshme dhe problematikat e qytetit. Ata i shprehën Kryeministrit problemet më madhore të qytetit.
Kryeministri nënvizoi se falë projekteve të reja të bashkisë dhe bashkëpunimit me qeveri – pushtet vendor, do të mbyllet gangrena në infrastrukturën rrugore të cilën komuniteti ende e vuan. Ndër to, më e rëndësishme është edhe rruga e Arbrit, e premtuar nga shumë qeveri të mëparshme, por që nuk e bënë realitet, por që këtë shtator nisin punimet.
“Gjithë problemi është tek projektet. Po të shikosh bashkitë, ka kryetarë bashkish që bëjnë projekte, si Durrësi, Korça, Elbasani. Tani ka filluar edhe këtu kryetari i bashkisë.
Ka filluar unaza e Peshkopisë; kemi rrugën Kastriot-Arras, që është po ashtu e rëndësishme. Këtë javë, Ministria e Financës do japë një letër dakordësie për skemën financiarë të Rrugës së Arbrit.
Kompania që ka bërë projektin është paraqitur me një propozim, është bërë verifikimi i projektit dhe me të marrë letrën, hapet gara.
E që të mos flas në mënyrë strikte, se procedurat gjithmonë kanë ndonjë vonesë, nga shtatori fillojmë rrugën e Arbrit e i japim fund kësaj historie” - u shpreh Kryeministri Rama.
Kryeministri i kërkoi më të vjetërve të tavolinës një parashikim për garën e këtij viti në Dibër, për të cilën ai shprehu bindjen se do të ishte një fitore edhe më e thellë se e ajo lokalja për zgjedhjet për kryetar bashkie. “Po ju them se 2% e atyre që kanë qenë në çadrën e Lulit, do votojnë PS-në.”
Të ndërgjegjshëm, siç u shprehën, se të gjitha nuk bëhen për një a dy vjet, ata theksuan besimin tek projektet e reja. “Njerëzit nuk kanë faj, - u shpreh Kryeministri, - por në 44 muaj nuk mundet të bëhet çfarë nuk u bë për 44 vjet.”
dy,b/shqiptarja.com
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
8 Janar, 21:20
Berisha kundër uljes së çmimit të energjisë elektrike, si iu duket?
-
E drejtë
47.4%
-
Gafë
48.3%
-
Nuk e di
4.4%
Vota total: 2432
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
(Vetë) Vrasja e elitave
9 Janar, 11:56
-
Patëllxhanë të skarës në vaj e spec djegës nga zonja Albana
9 Janar, 11:47
-
Vrasja e Klaudio Prendit, shoqërohen disa persona, mes tyre dyshohet dhe autori e porositësi! Ekzekutori dyshohet vrasës me pagesë
9 Janar, 11:41
-
Supë me perime nga zonja Albana
9 Janar, 11:38
-
Stadiumi ‘Selman Stermasi’, Biblioteka Kombëtare, Kadastra... ja disa nga projektet e reja për Administratën dhe Sipërmarrjen (FOTO)
9 Janar, 11:31
-
Byrek i hapur pa petë me presh nga zonja Albana
9 Janar, 11:27
-
Hetimet për Erion Veliajn, biznesmeni Elman Abule thirret në SPAK
9 Janar, 11:20
-
U rrah barbarisht në berberhane, flet i dhunuari: Autorët të maskuar, s'i njoha! Policia akuzon biznesmenin Tur Koçeku si organizator të sulmit
9 Janar, 11:19
-
Myrto Uzuni refuzon të stërvitet, sulmuesi i vendos kushte spanjollëve! Oferta nga MLS 'tërmet' për Granadan
9 Janar, 11:18
-
'Ura për Shqipërinë 2030' për shfrytëzimin e aseteve publike, Veliaj: Ekonomia e Tiranës ishte tekstil dhe këpucë, sot është turizëm dhe IT
9 Janar, 11:17
-
Kukës/ Theu masën e sigurisë 'arrest në shtëpi', vihet në pranga 27-vjeçari
9 Janar, 10:54
-
'Klasikja' me Tiranën dhe merkato e bllokuar, Thomas Brdaric mesazh klubit: Afrimet i mirëpres, në derbi s'vlen renditja
9 Janar, 10:53