Rama: Rruga që bashkoi shqiptarët
dhe shpëtoi Alpet nga izolimi/ Foto

Rama: Rruga që bashkoi shqiptarët<br />dhe shpëtoi Alpet nga izolimi/ Foto
Kryeministri Rama e ka nisur ditën duke postuar një foto nga ndryshimi që ka pësuar rruga panoramike e Vermoshit nga 2013 pas ndërhyrjes.
 
Rama shkruan se rruga ka shpëtuar nga izolimi dhe harresa çerekshekullore Alpet, ndërsa ka bashkuar shqiptarët këtej e andej kufirit duke shkurtuar ndjeshëm distancat me Plavën, Gucinë e Podgoricën.
 
Statusi i Ramës/ MIRËMËNGJES
Dhe ju uroj një ditë të mbarë me këtë imazh të rrugës panoramike të Vermoshit në 2013 dhe sot.
 
Kjo rrugë jo vetëm që ka shpëtuar nga izolimi dhe harresa çerekshekullore Alpet e mrekullueshme shqiptare, sot një nga destinacionet më të preferuara turistike në Shqipëri, por ka bashkuar shqiptarët këtej e andej kufirit duke shkurtuar ndjeshëm distancat me Plavën, Gucinë e Podgoricën dhe duke sjellë zhvillim e perspektivë reale për ekonominë lokale.
 
Por ende më shumë mbetet për të bërë dhe shumë ka për të humbur nëse ndalemi tani.
 
Prandaj përpara #PërShqipërinëQëDuam  🇦🇱  🇪🇺 me #Shtet  💪#Punë  👍 #Mirëqenie


statusi rames
Rruga si është bërë dhe si ka qenë në 2013


dy.b/shqiptarja.com
 

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria dy medalje bronzi në Lojërat Olimpike, e kujt është merita?



×

Lajmi i fundit

Hajdutët akrobatë grabisin të paktën 1 mln euro në shtëpinë e ish-gazetarit parlamentar të RAI-t në Romë

Hajdutët akrobatë grabisin të paktën 1 mln euro në shtëpinë e ish-gazetarit parlamentar të RAI-t në Romë