TIRANE - Një ditë pas marshimit të unitetit në Paris, ku rreth 2 milion persona, mes tyre dhe 56 liderët botërorë, u bënë pjesë krah për krah në luftën ndaj terrorizmit, kryeministri Edi Rama dhe 4 klerikët e besimeve fetare në Shqipëri, pjesë e marshimit, mbajtën një konferencë për shtyp, ku shefi i qeverisë shqiptare, u bëri thirrje të gjithë faktorëve, që të kontribuojnë në ruajtjen e vlerat që kanë karakterizuar popullin shqiptar ndër vite, dhe më e rëndësishmja në këtë drejtim: bashkëjetesa fetare.
Në fjalën e tij, Kryeministri Rama dënoi sulmet ndaj “Charlie Hebdo” të asaj që ai e quajti një kasaphanë të paparë deri më tani në Europë, ndërsa shtoi se ajo ngriti zërin e miliona qytetarëve të cilët iu përgjigjen egërsisë së terrorizmit me faktin dhe çmimin e panegociueshëm të lirisë së shprehjes dhe të mendimit.
Duke folur konkretisht për marshimin e djeshëm, Rama theksoi se edhe një herë Shqipëria dha shembullin e vëllazërisë fetare, siç e quajti ai, shembull të cilën Europa sot po e kërkon.
Dhe duke parë rrezikun që i kanoset botës demokratike nga terrorizmi, Kryeministri i Shqipërisë, u shpreh se përgjigja më e mirë dhe më e plotë do të ishte, ruajtja e vlerave aktuale dhe kultivimi i vlerave evropiane, mes të cilave, liria e fjalës, mendimit dhe shprehjes.
Për të ia arritur këtij qëllimi, Rama theksoi se duhet një aksion i gjerë i të gjithë faktorëve, përfshirë besimet fetare, qeveritë, shoqëritë civile, dhe median për edukimin e vlerave të vërteta të islamit, në mënyrë që të rinjtë të parandalohen nga të qenurit pjesë e rrjeteve terroriste
(VIDEO- Fjala e plotë e kryeministrit Rama)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
16 Janar, 08:35
Dhëndri i Trump investitor strategjik për resort në Sazan, si iu duket?
-
Të drejtë
65.1%
-
Të gabuar
23.6%
-
Nuk kam mendim
11.3%
Vota total: 2401
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Spahiu: Çmimet e ushqimeve në supermarketet shqiptare 3 herë më të shtrenjta se në Europë
16 Janar, 22:48
-
Sondazhi i Frontline/ Rama më i pëlqyer se Berisha! Diaspora preferon më shumë kryeministrin se zgjedhësit në Shqipëri
16 Janar, 22:43
-
Luiz Ejlli i bën dedikimin e veçantë vajzës së tij nga Maldivet (FOTO)
16 Janar, 22:39
-
Spahiu: 1 nga 3 pakënaqësitë e turistëve të huaj në Shqipëri, është trafiku çmendur rrugor
16 Janar, 22:34
-
Sondazhi/ Puna e qeverisë, 47% kanë opinion negativ! Shqiptarët e diasporës më pak të dyzuar
16 Janar, 22:28
-
Disa nga figurat kryesore të Kongresit të Lushnjes
16 Janar, 22:20
-
Spahiu: Berisha në 35 vite ndërtoi makinerinë e baltës mediatike si presion në familjet e kundërshtarëve
16 Janar, 22:16
-
Sondazhi i Frontline/ Trafiku në Shqipëri, më shumë se 55% e shohin më të rënduar se në vendet fqinje
16 Janar, 22:10
-
Çollaku kundër Berishës: Meta s’duhet të jetë në listën e sigurt të PD, bashkimi me PL s’ka prodhuar kurrë sukses
16 Janar, 22:00
-
Spahiu: Trump 4 vjet s’do e ketë në axhendë fare Shqipërinë, por do ja delegoj një diplomati si Yuri Kim
16 Janar, 21:51
-
Ironia e Spahiut: Trump do mbështes Berishën, aq sa e mbështeti në mandatin e parë
16 Janar, 21:45
-
Dëshmia e ish-kuzhinierit të kryeministrit: Një javë para se Mehmet Shehu të vriste veten, mua më dhanë lejen
16 Janar, 21:44