Madje në konferencën për shtyp ku njoftohej krijimi i një linje ajrore shqiptare, Rama nuk preferoi as ta komentojë këtë forcë e cila prej pothuajse 80 ditësh zhvillon protestën para zyrës së tij.
"Në këtë konferencë po flasim për qiellin që duam të arrijmë dhe nuk mund të flasim për nëntokën", u shpreh Rama.
Ndërkohë krahas linjës së parë ajrore shqiptare që mund të nisë të veprojë brenda vitit, Rama foli dhe për nisjen e punimeve për ndërtimin e aeroportit të Vlorës.
"Paralelisht shoqërohet me propjektin tjetër madhor të ndërtimit të aeroportit të ri rajonal të Vlorës, një aeroport që përbën jo vetëm një objektiv, por edhe një domsdoshmëri për zhvillimin e mëtejshëm ekonomik dhe për nxitjen e mëtejshme të turizmit në Shqipëri. Me fillimin e fluturimeve të linjës së parë ajrore kuqezi, do të hapim një epokë të re ku aeroporti i Vlorës do të jetë një vlerë e jashtëzakonshme e shtuar", tha kreu i qeverisë.
Kryeministri Rama foli gjithashtu edhe për vështirësitë në hyrjen e kompanive me kosto të ulët në vend si pasojë e kontratës koncesionare problematike me Tirana International Airport.
Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com
