Rama: S'ka zgjedhje të parakohshme 
nuk ju vjen populli pas në këtë sport
Patozi: Do mungojnë qytetarët e burgosu

Rama: S'ka zgjedhje të parakohshme <br />nuk ju vjen populli pas në këtë sport<br />Patozi: Do mungojnë qytetarët e burgosu
TIRANË - Më 8 dhjetor opozita ka paralajmëruar mbajtjen e një tubimi masiv të cilin nuk e konsideron vetëm një protestë kundër qeverisë, por një mundësi zgjidhje për të çuar vendin në zgjedhje të parakoshme dhe në krijimin e një qeverie teknike.
 
Për herë të parë kryeministri Edi Rama është artikuluar për kërkesën e demokratëve për zgjedhje të parakohshme duke shprehur bindje se populli shqitpar nuk do t'i drejtohet kutive të votimit para vitit 2017-ës.
 
"Zgjedhje të parakohshme s’ka për të pasur, për këtë të jeni të bindur. Pijini lëngut revolucionin që nuk do të ndodhë.  Revolucionin ta ëndërroni, po përsa kohë do të vazhdoni të bëni mitingje duke ëndërruar revolucionin, do ngeleni tek llojet e sporteve që në fund të ditës do t'i luani vetëm se t'ju vinë shqiptarët mbrapa në atë lloj sporti ajo kohë iku", - u shpreh kreu i qeverisë nga salla e Kuvendit ku prezantoi projektbuxhetin e vitti 2016.
 
Sipas tij, ky buxhet i përmbush objektivat e qeverisë për rritje ekonomike vitin e ardhshëm "dhe për ta dëshmuar këtë" - tha Rama - "do të jemi prapë këtu".
 
Me këtë frazë shefi i mazhorancës përforcoi edhe një herë qëndrimin e tij se zgjedhje të parakohshme nuk do të ketë.  

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Djegin karriget dhe sende drejt Spiropalit, si e vlerësoni aksionin e PD?



×

Lajmi i fundit

Dhuna dhe kaosi në Kuvend, PS depoziton në Parlament kërkesën për përjashtimin e 24 deputetëve të PD

Dhuna dhe kaosi në Kuvend, PS depoziton në Parlament kërkesën për përjashtimin e 24 deputetëve të PD