Rama: S’bëja dot zgjedhje në PS
Shqipëria ishte në krizë ekonomike

Rama: S’bëja dot zgjedhje në PS<br />Shqipëria ishte në krizë ekonomike
Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në studion e “Opinion” se do të jetë Kongresi i 19 marsit që do të vendosë nëse do të ketë zgjedhje për kryetarin e PS apo jo.

Ai deklaroi se nuk do t’i nënshtrohet minorancës, siç i cilësoi ai kritikët në Partinë Socialiste. “Këtë gjë e vendos Kongresi do të ketë apo jo zgjedhje. Unë nuk mund t’i nënshtrohem minorancës në Partinë Socialiste”, u shpreh Rama.   
 
Kryeministri ka shpjeguar edhe arsyen përse e ka shkelur statusin e Partisë Socialiste, duke mos bërë zgjedhje për kryetarin. Edhe pse ka përdorur ironinë duke thënë se nuk i ka lejuar zgjedhjet sepse është “diktator”, Rama është shprehur më tej se zgjedhjet nuk i ka mbajtur sepse Shqipëria ishte në krizë ekonomike dhe ai nuk kishte kohë t’i përkushtohej një nisme të tillë brenda PS.
 
Kryetari socialist është ndalur edhe te incidenti i Elbasanit me deputetin Ben Blushi. Akuzave të Blushit se u fërshëllye nga 20 kriminelë, Rama iu përgjigj se në sallë ndodheshin 2800 “kriminelë”.

“Në atë sallë ishin kriminelë, 2800 kriminelë të ardhur nga e gjithë Shqipëria. Blushi nuk ishte i ftuar, ndërsa fjalimi i tij ishte jashtë programit të Asamblesë”, u shpreh Rama. 

Redaksia online
(L.Q/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Barcelona pëson humbjen e parë sezonale, Osasuna e turpëron 4-2 në 'Pamplona'

Barcelona pëson humbjen e parë sezonale, Osasuna e turpëron 4-2 në 'Pamplona'