Rama s’pëlqen fjalimet me letër
kërkon t'i marrë kandidatit fletën/VD

Kryeministri Edi Rama flet gjithmonë pa letër dhe siç duket preferon që këtë ta bëjnë dhe të tjerët.

Kështu gjatë fushatës në Burrel, Rama pati një mospajtim me kandidatin për deputet në këtë zonë, Ali Palamani.

Momenti është regjistruar pasi mbaroi fjalimin kandidatja për deputete ne PS, për rrethin e Matit Lindita Hasa. Në momentin që Ali Palamani po ngjiste shkallët për në podium, kryeministri vuri re se kandidati mbante në dorë një fjalim të shkruar në letër.

Rama zgjat dorën t’ia marrë, por Palamani nuk ia lëshon dhe pas tentativave të kryeministrit për t’ia tërhequr letrën nga duart, ai ia del të ngjitet në podium me letër në dorë.

Rama dorëzohet dhe ndjek fjalimin. Për më tepër shihni videon.

(d.b/Shqiptarja.com)
 

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 6 Janar, 20:03

    Si iu duket trafiku rrugor në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: 2025 do jetë viti i koalicionit PD-PS kundër SPAK, ata nuk do e zgjasin mandatin e prokurorëve

Spahiu: 2025 do jetë viti i koalicionit PD-PS kundër SPAK, ata nuk do e zgjasin mandatin e prokurorëve