Rama: Sa më shpejt Serbia të njohë Kosovë, aq më mirë do të jetë për të gjithë ne (VIDEO)

Nga Moska kryeministri Edi Rama tha se prioritet i Shqipërisë në kryesinë e misionit të OSBE-së, është të përpiqet për paqe në zonat e konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës. Po ashtu, Rama tha se Shqipëria radhitet përkrah aleatëve të saj të mëdhenj, NATO-s, SHBA-ve dhe BE-së për sanksionet, ndërsa sa i përket çështjes së Kosovës ai tha se "sa më shpejt Serbia të njohë Kosovë, aq më mirë do të jetë për të gjithë ne, dhe për vetë Serbinë". Megjithatë kreu i qeverisë theksoi se "nuk do të kenë asnjë ndikim në këtë pikë".

"Si kryetar i radhës i OSBE unë jam i vetëdijshëm për nevojën për të qenë një ndërmjetës i ndershëm, siç ministri Lavrov theksoi, siç edhe ne në Shqipëri e dinim qysh prej ditës së parë, jam këtu plotësisht në frymën e dialogut dhe të bashkëpunimit të mundshëm dhe në këtë formë ne trajtuam së bashku me ministrin një sërë çështjesh kryesore në axhendën e OSBE që ndikojnë në sigurinë e Rajonit tonë. Është me e lehtë ta thuash se ta bësh kur i kalon çështjes, është e lehtë të thuash që na duhet një bashkëpunim mes palëve e qeverive, por nuk është kaq e lehtë ta shohësh të realizohet në mënyrë të qëndrueshme. Na duhet përpjekje e besueshme për të përmbushur detyrat. Ndërkohë që formulat marrëveshjet janë të pranishme për tu zbatuar njerëzve u duhet të jetojnë, të kalojnë natë pas nate dhe ajo çfarë kam parë me sytë e mi në zonën e konfliktit, ishte asgjë më pak sesa ndjesia sikur ishe në setin e një filmi të madh hollivudian për apokalipsin. Zgjidhja e kësaj krize është përparësi kryesore e kryesisë sonë. Ne do të mbështesim të gjitha përpjekjet për të ecur drejt zgjidhjes paqësore. Jo gjithçka është e zymtë, ka disa gjëra të mira, mund të duken të vogla por janë të mëdha për jetët e kaq shumë njerëzve, të mijëra civilëve që u duhet të përballen me jetesën në të cilën shkojnë nga njëra anë në tjetrën. Mbështesin plotësisht marrëveshjet e Minskut dhe besojmë se zbatimi i tyre, pa por, është thelbësor për të ecur përpara. Një armëpushim i plotë dhe i qëndrueshëm është thelbësor. Misioni i OSBE duhet të ketë akses të papenguar për të plotësuar misionin e vet. Rusia është pjesëmarrës kyç në zonat e konflikt. Unë besoj që Rusia mund të përdorë ndikimin e saj për të na çuar më pranë paqes, shpresoj fort që do ta bëjë këtë. Ne jemi anëtarë krenar të NATO-s, aleat krenar i SHBA dhe BE, qëndrojmë plotësisht në përputhje me miqtë tanë të mëdhenj kur bëhet fjalë për sanksionet. Por dua të them se është shumë e qartë për ne, si kryesi e ne do të përpiqemi deri në fund të mos jemi të përfshirë drejtpërdrejt me çështjen e  Kosovës, se në këtë pikë nuk do të kemi asnjë ndikim. Pozita e qeverisë është e qartë, sa më shpejt Serbia të njohë Kosovë, aq më mirë do të jetë për të gjithë ne, dhe për vetë Serbinë", tha Rama.


Lajmi kryesor:

Rama ia thotë në sy Lavrov-it: Aleatë krenarë me NATO e SHBA (askush s'na detyron)! Do rishikoj marrëveshjen me Rusinë që u 'harrua' 16 vite më parë


G.M./b.ha./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

PD: Balluku shfaqje nëpër fasoneri, euro në pikiatë

PD: Balluku shfaqje nëpër fasoneri, euro në pikiatë