Rama: Sali më impresioneve! Ke
 shumë punë si avokat i LSI-së

Rama: Sali më impresioneve! Ke<br /> shumë punë si avokat i LSI-së
TIRANE - Avokat pa pagesë të LSI-së e ka quajtur Edi Rama ish-kryeministrin Sali Berisha, i cili gjatë fjalës në Kuvend i doli në mbrojtje ministrit të Drejtësisë Ylli Manjani. Berisha tha se Rama gënjen kur thotë se është ministri personi që nuk e do ngritjen e Byrosë së Hetimit. Në kundërpërgjigje të kësaj deklarate, shefi i qeverisë - i impresionuar nga mbrojtja që ju bë ministrit - siç ai u shpreh, ju drejtua Berishës se tashmë duhet të përfaqësojë LSI-në edhe në gjyqin kundër gazetës zyrtare të PD-së Rilindjes Demokratike. LSi e paditi gazetën për shkrimet që akuzonte këtë forcë politike për blerje votash në zgjedhjet e 2015-ës. 

"Jam shumë i impresionuar nga avokati që ju bë ministrit të Drejtësisë, tani je gati të bësh avokatin e LSI-së kundër RD-së për ato shpifjet e PD-së. Mbasi të fitosh gjyqin kundër RD-së për llogari të LSI-së duhet të hapësh ti gjyqin kundër PD-së për akuzat që ka bërë këtu duke kërkuar dorëheqjen e kryetarit të Kuvendit për vrasjen e dy deputetëve. Ke shumë punë për të bërë, je impresionues për tu shfaqur si avokat pa pagesë i LSI-së", tha Rama.

rama palrament

Çfarë deklaroi Berisha në Kuvend
 "Rama po mban peng Byronë e Hetimit, dhe i gënjen të tjerët i thotë më pengon Ylli Manjani. Ylli Manjani thotë atë që ka thënë Sali Berisha, Pandeli Majko dhe çdo deputet tjetër, që ka thënë Komisioni i Venecias dhe nuk mund të thotë "Edi Rama kryehetues", "Edi Rama kryeprokuror". Byroja e Hetimit sipas Komisionit të Venecias përputhet me vendimin e Gjykatës Kushtetuese që ankimoi PD. Po pse ça je ti, kryeministër që të pengon një ministër? Po ti s’je kryeministër. Ti e do Byronë për veten tënde, nuk e do për hetimin".

berisha parlament

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    PD paralajmëron protesta, bllokim rrugësh e kaos në Kuvend, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Aksident në  aksin rrugor Lushnje-Berat! Makinat përplasen me njëra-tjetrën, 5 të plagosur

Aksident në aksin rrugor Lushnje-Berat! Makinat përplasen me njëra-tjetrën, 5 të plagosur