Rama: Saliu e Luli po i fryjnë ndasive fetare krahinore.Ç’turp!
Kryetari i PS-së, Edi Rama, ka denoncuar sot në Fb, tentativat për ndasitë fetare e krahinore, që kreu i Qeverisë dhe ai i bashkisë së Tiranës, po tentojnë t’u bëjnë shqiptarëve: "Për ca vota më tepër, po përpiqen t'i ndajnë shqiptarët në muslimanë e të krishterë".
TIRANË – Kryetari i PS-së, Edi Rama, ka denoncuar sot në Fb, tentativat për ndasitë fetare e krahinore, që kreu i Qeverisë dhe ai i bashkisë së Tiranës, po tentojnë t’u bëjnë shqiptarëve. “Në dëshpërim e sipër për humbjen e sigurtë që i pret në 23 qershor”,- shkruan ai, - “Saliu, Luli e gjithë ç'vijnë poshtë Saliut e Lulit, po përpiqen t'i fryjnë dasive fetare e krahinore. Për ca vota më tepër, po përpiqen t'i ndajnë shqiptarët në muslimanë e të krishterë, në veriorë e jugorë. Prandaj ky vend ka nevojë për Rilindje, që të çlirohet nga disa sharlatanë që për interesat e tyre të ngushta politike nuk hezitojnë të sulmojnë në mënyrën më të paskrupullt as harmoninë dhe bashkëjetesën mes shqiptarëve.
Në 23 qershor shqiptarët do ta ndëshkojnë Saliun edhe për këtë turp të radhës!”, - përfundon Rama.
Redaksia online (ar.sh/shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës: 27 Nëntor, 11:43
Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?
Të drejtë
23.5%
Të gabuar
68.8%
Nuk e di
7.7%
Vota total: 2413
Votat totale janë unike
Sondazhi i ditës: 27 Nëntor, 11:43
Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?