Rama:Saliu nisi me babanë e Bushit
la pas Klintonin e do më të rrijë
“Kryeministri 70-vjeçar i vendit ka nisur punë që me babanë e Bushit të dytë, ka lënë 15 vjet prapa edhe Klintonin e pasi nuk ka bërë asgjë nga ato që ka premtuar, vazhdon ende të thotë: Dua të rri prapë! Këto argument u ka sjellë kreu i opozitës, Edi Rama, banorëve të Unazës së re në Tiranë.
TIRANË – “Kryeministri 70-vjeçar i vendit ka nisur punë që me babanë e Bushit të dytë dhe pasi nuk ka bërë asgjë nga ato që ka premtuar, vazhdon ende të thotë: Dua të rri prapë! Këto argument u ka sjellë kreu i opozitës, Edi Rama, banorëve të Unazës së re në Tiranë, gjatë bashkëbisedimit që bëri sot me ta.
“Saliu jo vetëm që është shumë i lodhur, por s’ka bërë asgjë nga ato që thotë. Bill Klintoni ka 15 vjet që e ka lënë postin, ky thotë “Dua të rri akoma derisa të marrr notën 10”, - theksoi Rama, dukeu përpjekur të bindë banorët pse duhet të votojnë këtë radhë për alternativën e re, PS-në.
Më pas, ai i është përgjigjur pyetjeve të qytetarëve, që kanë pasur të bëjnë me çështje jetike, furnizimi me ujë, energji,shkollim,punësim, legalizim etj.
Z.Rama! Kam tre vjet pa punë si infermere, pasi kam qënë e punësuar në shtet. Problem është ryshefeti. Si do zgjidhet halli ynë? Kjo historia e ryshfetit është e njohur. Kjo është kudo. Unë e di që çdokush në profesionin tim do thoshte “Ne do ta heqim këtë. Problem është si? Përsa I përket mësuesve, mendoj se e kemi gjetur rrugën për t’u future mësues. Ne do të organizojmë komunitetet e prindërve për çdo shkollë, që të ndërtojnë asambletë dhe përfaqësuesit dhe sëbashku me ata të qeverisë dhe pushtetit vendor të ngrenë komisionin, për të gjithë ata që duan të japin mësues. Ka njerëz pa kapacitet që japin mësim dhe ata të shkolluarit që rrinë rrugëve pa punë. Duke vendosur prindin, ne vendosim një gardian të integritetit të procesit. Dhe në fund të procesit, prindërit do japin vlerësimin për të gjithë trupën mësimore. Edhe për spitalet, ata do zhvillojnë tenderat, ministria do shkarkohet nga kompetencat e kota dhe vetëm do monitorojë.
Kam studiuar në Itali për ekonomi politike dhe nuk gjej dot punë për shkak bindjesh politike. Do vijë dita ndonjëherë të vlerësohen aftësitë?Ne do ta ripërtërimë administratën shtetërore. Përsa I përket të rinjve që janë diplomuar jashtë, në bashkinë e Tiranës ne kemi pasur një projekt për të stimuluar të rinj të spikatur që janë diplomuar kryesisht jashtë. Atyre iu dhamë një pagë plus me mbështetjen edhe të një fondacioni privat. Mendoj se ekziston mundësia dhe ne do ta bëjmë këtë për vendin tonë.
Si do ta zgjidhni problemin e shkollimit të fëmijëve të kësaj zone? Do të siguroni transportin apo do të ndërtoni një shkollë të re?Në gjithë këto territore ndërtimet janë prirur vetëm nga banimi dhe tani problemi është I dyfishtë sepse mungojnë hapësirat publike. Ne do të garantojmë transportin për fëmijët në të gjithë Shqipërinë; do ta ndërtojmë shkolla që të mbulojnë një rreze më të gjërë. Gjithashtu, ku ka më shumë se 20 minuta rrugë në këmbë për në shkollë, ne do të sigurojmë transportin.
Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
27 Nëntor, 11:43
Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?
-
Të drejtë
23.2%
-
Të gabuar
69.2%
-
Nuk e di
7.6%
Vota total: 2654
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Veliaj në pritjen zyrtare për 112-vjetorin e Pavarësisë: Sot Shqipëria dhe shqiptaria është në ditët e veta më të mira! Nuk kemi kohë për të humbur
27 Nëntor, 20:30
-
'Ajo duket e dehur', amerikanët të habitur nga gjendja e Kamala Harris në videomesazh: Mesa duket stafi i saj e urren (VIDEO)
27 Nëntor, 20:23
-
Trump nominon gjeneralin e pensionuar Kellogg si të dërguar për Ukrainën dhe Rusinë
27 Nëntor, 20:11
-
112-vjetori i Pavarësisë, Tirana vishet e kuqezi! Nesër parada e shqiptarëve nga të gjitha trevat
27 Nëntor, 20:09
-
Policia procedoi 17 deputetë për protestën, Korreshi: Lani sqetullat se na helmuat, e nuk hamë dot përshesh
27 Nëntor, 20:05
-
‘Je plagosur me çadër’, gazetari Mahmutaj tregon në Report Tv shantazhet për 21 janarin: U thash stop manipulimeve, ja si veprova
27 Nëntor, 20:00
-
Dita e Pavarësisë, Presidenti Begaj mirëpret fëmijët shqiptaro- amerikanë: Ruajnë dashurinë për vendin dhe traditat
27 Nëntor, 19:39
-
Mahmutaj për Report Tv: Gjyqtarja Fetahu e lidhur me bandën e Çelës, porositi vrasjen e një gazetari! Zgjodhi rrugën më të pisët
27 Nëntor, 19:37
-
Shkodër/ Nuk asgjësuan 1000 rrënjë hashashi në Shalë, pezullohen nga detyra 6 efektivë, njëri prej tyre ish shefi policie në Theth, sot pjesë e RENEA-s (EMRAT)
27 Nëntor, 19:25
-
Mahmutaj për Report Tv: E padëgjuar më parë në gazetari! Suel Çela pagoi Artan Hoxhën për të manipuluar informacionet, i ka shtrirë tentakulat deri te gazetarët! Inskenuan kërcënimin! E rëndë
27 Nëntor, 19:20
-
RMV/ Ministri i Drejtësisë thotë se do zbatohen urdhër-arrestet e lëshuara nga Interpol për ish-pjesëtarët e UÇK-së
27 Nëntor, 19:14
-
Evi Kokalari reagon për lirimin e Berishës: Mos u gëzoni kot, s’ka lidhje administrata e Trump! Më intereson investigimi i kullës së malit, për atë më bënë kurban!
27 Nëntor, 19:10