Rama: Saliu premtoi kokën e Ali
Pashës, por i uli kokën Tepelenës

Rama: Saliu premtoi kokën e Ali<br />Pashës, por i uli kokën Tepelenës
TIRANE -  Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama ftoi mbrëmë banorët e Tepelenës të votojnë nr. 29  për të çliruar Shqipërinë e marrë peng nga qeveria Berisha për t’i hapur rrugë rilindjes.  

“U tha shqiptarëve se do të sillte kokën e Ali Pashë Tepelenës nga Turqia në Shqipëri, në fakt i uli kokën Tepelenës Përmetit Gjirokastrës duke mos ia ndërtuar kurrë rrugën që merituan, prandaj Tepelena, Përmeti Gjirokastra do ia heqë kokën pushtetit të korrupsionit dhe një grushti njerëzish që varfëroi tërë popullin shqiptar për tu pasuruar për vete. Vota juaj do shkojmë tek numri i bekuar 29 për të cliruar Shqipërinë e marrë peng dhe t’i hapim rrugën rilindjes që duam. Ju zotohem se nuk do harroj kurrë këtë pritje të jashtëzakonshme. Nuk do ju tradhtoj kurrë dhe hallet tuaja do jenë hallet e mia, dhe në përpjekje për të dalë nga varfëria e papunësia unë do jem në krahun tuaj."- u premtoi Rama banorëve të Tepelenës.

Kreu i PS-së ishte mbrëmë në sheshin qendror të Tepelenës në mitingun elektoral ku u premtoi banorëve uljen e taksave, ujin në çdo familje, parcelë, si dhe 5 fishimin e financimeve për bujqësinë, dhe një shërbim shëndetësor falas për të gjithë.

“Do ulim taksat për 95 % e shqiptarëve. Do të çojmë ujin në çdo familje e parcelë. Do pesëfishjmë financimin e shtetit për bujqësinë e blegtorinë. Mësuesit nuk do hyjnë më në punë me urdhër partie por di t’i zgjedhim së bashku me komunitetin e prindërve. Që në 100 ditët e para do ta bëjmë zero taksën e biznesit të vogël për të gjithë ata që janë të punësuar dhe mbajnë familjen e tyre me një dyqan të vogël. Do përgjysojmë taksën e tatim fitimit. Nuk do të lejojmë më që dera e spitalit t’i përplaset në fytyrë një njeriu që nuk ka para. Do ta bëjmë shërbimin shëndetësor falas për të gjithë, të varfër apo të pasur. Do i japim fund braktisjes së fshatit dhe do nisim rilindjen aty ku nis rruga e prodhimit të ushqimit për popullin, tek fshati. Nuk do t’i kërkojmë më familjes së zakonshme të paguajë 20 % taksë për kilen e bukës, qumështit, vezës, miellit apo orizit. Do ti bëjmë zero taksat për produktet bazë. Do heqim dhe taksën e sëmundjes që katragjyshi me antiplumb i vuri ilaçeve”- tha Rama.

Redaksia online
(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Veliaj në pritjen zyrtare për 112-vjetorin e Pavarësisë: Sot Shqipëria dhe shqiptaria është në ditët e veta më të mira! Nuk kemi kohë për të humbur

Veliaj në pritjen zyrtare për 112-vjetorin e Pavarësisë: Sot Shqipëria dhe shqiptaria është në ditët e veta më të mira! Nuk kemi kohë për të humbur