Ambasadori i BE-së e quan një vizitë tejet të rëndësishme e cila do të ndodhë shumë shpejt, dhe mund të jetë e para vizitë e Ramës jashtë Shqipërisë i ulur në postin e kryeministrit.
Nga ana e tij Rama e vlerësoi si ” moment shumë të rëndësishëm për të mos lënë që treni i Europës të vazhdojë të largohet prej nesh por për ta kapur një orë e më parë të hyjmë në BE. “
Ambasadori i BE-së shprehu besimin se integrimi do të jetë prioritet i punës së qeverisë së por dhe një prioritet kombëtar “sepse i shërben interesave të popullit shqiptar i cili meriton ato të mira që rrjedhin nga integrimi i BE”.
Rama, në Bruksel, do të takojë të gjithë përfaqësuesit më të lartë të institucioneve europiane dhe ku “pa asnjë dyshim do të diskutojmë për ecurinë e metejshme të procesit të integrimit europian në funksion të një Shqipërie që do të jetë anëtare e denjë e këtij”
Ja çfarë deklaruan Edi Rama dhe ambasadori i BE-së pas takimit të paradites së sotme që zgjati 30 minuta. (09:00- 09:30)
RAMA: MOMENTI TE KAPIM TRENIN DREJT BE, E RENDESISHME
“Kjo ditë nisi me mikun tonë të shtrenjtë ambasadorin Sequi për të disktuar detajet e vizitës sonë të menjëhershme në Bruksel ku do të takojmë të gjithë përfaqësuesit më të lartë të institucioneve europiane dhe ku pa asnjë dyshim do të diskutojmë për ecurinë e metejshme të procesit të integrimit europian në funksion të një Shqipërie që do të jetë anëtare e denjë e këtij Bashkimi Europian por edhe njëkohësish një vend europian në atdheun tonë me ligjet dhe institucionet e shërbimet e duhura e mundësitë e duhura për çdo shqiptar që të ndihen të zot në vendin e tyre.
Është një moment shumë i rëndësishëm. Është momenti për të mos lënë që treni i Europës të vazhdojë të largohet prej nesh por për ta kapur një orë e më parë të hyjmë në një fazë të re të ptrocesit të integrimit ku duam të përfshijmë të gjithë shoqërinë dhe jemi të angazhuar të ndërtojmë një proces të brendshëm në institucionet e shtetit, duke nisur nga ministritë por detajet do i shpejgojmë më tutje me ministrat në kohën e duhur”- tha Rama
SEQUI: TAKIMI NE BRUKSEL TEJET I RENDESISHEM,
“Patëm një takim të frytshëm. Pata mundësinë t’i prezantojë kryeministrit të zgjedhur të gjithë takimet që do të bëhen në Bruksel me të gjithë shefat e institucioneve europiane, Barroso, Rompye.
Është një vizitë tejet e rëndësishme dhe jemi shumë të lumtur dhe të kënaqur që kjo është një nga vizitat e para që zoti Rama do të bëjë jashtë Shqipërisë.
Kjo është prova që vërteton rëndësinë e madhe që i jep qeveria e re procesit të integrimit europian të vendit. Rama më foli për mendimet e tij në këtë drejtim dhe më tha qartë për vendosmërinë dhe angazhimin e kësaj qeverie për rrugëtimin e Shqipërisë drejt BE.
Unë i shpreha mbështetjen e plotë të të gjitha institucioneve të BE në rrugëtimin progresiv drejt BE.
Kemi besim që me këtë angazhim e përkushim të kemi mundësi që të ecim përara në mënyrën e duhur. Jemi tërësisht të vendosur të luajmë një rol për të ndihmuar Shqipërinë në këtë drejtim. Sot është një ditë shumë e rëndësishme. Do të mblidhet Parlamenti i ri.
Qeveria e re shumë shpejt do të nisë punën. Unë besoj, ne besojmë, që procesi i BE është pritoritet për qeverinë, prioritet kombëtar sepse i shërben interesave të popullit shqiptar i cili meriton ato të mira që rrjedhin nga integrimi i BE
PS CAKTON SOT KRYESINE E GRUPIT PARLAMENTAR
PS pritet që të caktojë Kryesinë e grupit parlamentar menjëherë pas betimit të deputetëve në Kuvend. Në të njëjtën kohë grupi i majtë parlamentar në bashkëpunim edhe me atë të LSI, pritet që të ndajnë emrat e deputetëve edhe në komisionet parlamentare.
E majta dhe LSI pritet që të zgjedhin së bashku edhe kryetarët e komisioneve që ata do të drejtojnë.
Lajmi është konfirmuar nga vetë kreu i Partisë Socialiste, Edi Rama. “Pas betimit të deputetëve, do të caktojmë Kryesinë e grupit kuvendor të PS-së, si dhe drejtuesit dhe anëtarët e komisioneve kuvendore të “Aleancës për Shqipërinë Europaine". Në Kuvend PS dhe LSI do të jenë dy grupe kuvendore, po do të veprojnë në harmoninë më të plotë për të realizuar programin e përbashkët qeverisës”, tha Rama.
Redaksia online
(ar.sh/sg/shqiptarja.com)