Takim në të cilin merr pjesë edhe kryeministri Edi Rama dhe ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqja. "Vlera dhe dialog i ndërsjelltë. Nisma për reformimin e sistemit shëndetësor, për cinikët duket i pamundur, por ky takim me ju dhe prania juaj këtu, do të thotë që ne mund t’ia dalim. E vetmja recetë për rimëkëmbjen është bashkëpunimi mes të gjithëve", u shpreh Beqaj.
Doktori Arben Koçani pasi falenderoi "që u kujtuat për ne që të na jepni një shans, që të kontribuojmë në këtë detyrë të madhe që i keni vënë vetes", shtoi se "i kemi parë sot sallat e operacionit dhe duket se çfarë sfidash do të kalojmë. Ju faleminderit për shansin që na keni dhënë. Ky është një takim shumë frytëdhënës dhe ishte kënaqësi që të takoja profesorët dhe mjekët e profesionit ku punoj dhe unë. Unë jam i gatshëm që të vij dhe të punoj këtu dhe të ndaj me ju gjithë eksperiencën që kam fituar në SHBA".
RAMA: DO BËJMË GJITHÇKA T'I JAPIM FUND AGONISË NË SHËNDETËSI
Në fjalën e tij, kryeministri Rama u shpreh: "Do të bëjmë gjithçka për t’i dhënë fund agonisë së sektorit të shëndetit mjekësor. Pres prej jush që të na ndihmoni. Duam të ndërtojmë një shërbim kombëtar shëndetësor të denjë. Duam që së bashkë me ju të bëhemi një trup i vetëm në këtë qëllim kaq madhor. Ky bashkëpunim duket i ndarë në dy kantierë të mëdha; ata brenda Shqipërisë dhe ata jashtë Shqipërisë. Jemi përballë një shumëllojshmërie aktorësh brenda dhe jashtë vendit, që janë pjesë e një vendi si ky i yni me përmasa shumë të vogla po me histori të gjatë emigrimi, histori që secili prej jush i ka kthyer në histori suksesi, edhe të atyre që nuk janë sot këtu edhe pse dëshirën e kishin të madhe. Ky takim nuk do të jetë i fundit dhe ju përgjigjet një thirrje në nevojë për të mbështetur një sektor i cili është më i prekshmi. Jemi në një gjendje emergjente dhe çfarë do që bën sot influencon ato që do ndodhin nesër'.
RAMA: KORRUPSIONI MBAN PENG TË ARDHMEN SIDOMOS NË SHËNDETËSI
"Çelësi është bashkëpunimi që nuk lidhet vetëm me vullnetin politik, por për ne është politika e ndërlidhjes së fateve me sukses duke inkurajuar pjesëmarrjen, ashtu siç jeni ju sot këtu, kur qeveria ka ditur të tregojë seriozitet. Të lësh punën dhe të marrësh rrugën për të ardhur këtu është një sakrificë në vetvete, edhe materiale dhe shëndetësore.
Ju u larguat, pasi vendi nuk iu ofronte mundësitë, por edhe arritjet tuaja janë një shembull shumë frymëzues për atë që shqiptarët së bashku dhe Shqipëria e vetme mund t’ia arrijë. Nuk ka dyshim, që po flasim për një fushë shumë të vështirë dhe një sistem që ka nevojë për një kurë në çdo qelizë të tij, pasi duhet një kurë e fortë për të, që të kurojë dhe njerëzit më pas. Korrupsioni mban peng të ardhmen e Shqipërisë dhe sidomos të këtij sektori".
RAMA: AUTONOMIA SJELL ORGANIZIM ME TE MIRE
"Autonomia e spitaleve sjell një lloj organizimi spitalor dhe shërbimeve që mund të krijojë hapësira në fusha të ndryshme si ky i sotmi, kountribut të mjekëve shqiptarë me eksperiencë jashtë vendit dhe studentëve shqiptarë po jashtë vendit, që nuk numërohen dot. Rritja e vazhdueshme e transparencës është një kusht për të pasur sukses dhe një kurë e domosdoshme. Transparanca duhet të jetë të planifikimet dhe akredimit të insititucioneve spitalore. Për ju që i dëgjoni këto ndoshta nuk ka një gjë të re, por këtu ka shumë për të diskutuar,", tha kryeministri Rama gjatë fjalë së tij.
RAMA: E NESERMJA JO MË E MIRË NËSE NUK KUROJMË SHËNDETËSINË
"Është e sigurtë në këndvështrimin tonë se, përfshirja juaj dhe përparësia që duhet ti japim rritjen së rolit të profesionistëve të Shqipërisë janë një domosdoshmëri që kura të funksionojë. Ju e dini më mirë se unë, se ne se shumica nga ju rrugën drejt suksesit e ka nisur nga këtu dhe ajo që ka ngelur nga koncepti spital, janë një dorë mjekësh që nuk e kanë braktisur misionin human dhe pasionin që kur ishin të rinj i ka çuar drejt bluzës së bardhë. Bashkë me ta, ju jeni shprehja më e qartë e një shoqërie që ruan një të nesërme ndryshe për këtë vend. Një e nesërme që nuk mund të jetë e mirë nëse nuk kurojmë sektorin shëndetësor. Të gjithë bashkë e dimë se, pjesa më e madhe e baballarëve të mjekësisë shqiptare kishin mundësi që të punonin atje ku u shkolluan dhe të bëheshin mjekë të parë, por erdhën në Shqipëri", deklaroi Rama.
RAMA: ETËRIT E SHËNDETËSISË SHQIPTAR E PATË MË VËSHTIRË SE NE SOT
"Duket si realitet poshtërues për çdo shqiptar krahasimi me spitalet që kemi me ato struktura modeste, por shumë të pastra të kohëve kur në Shqipëri lindi sistemi shëndetësor shqiptar, falë etërve themelues të sistemit shëndetësor shqiptar. Janë ato mrekullira që më bëjnë të besoj se sado e komplikuar të jetë puna jonë sot nuk është më e vështirë se atëherë. Kur arsimimi shkencor është një organ që është gati tërësisht funksional si sot në Shqipëri për shkak të tumorit të sistemit të shëndetësisë, zhvilluar për një mijë e një arsye në formë agresive me shqetësimin për mbijetesë e jo për zhvillim, me siguri ka dy rrugë; ose të mbyllësh sytë e të mbash të sëmurin në gjendje vegjetative, apo të hapësh sytë e bashkë me të tjerët të synosh atë që ne synojmë, gjë për të cilën jeni dhe ju sot; ngritjen e të sëmurit në këmbë".
RAMA: JU DO VENDOSNI STANDARD TË RI, KONTRIBUTI JUAJ DO JETË VITAL
Të krijojmë një dinamikë të re, përfshirjen në qeverisje dhe mbarëvajtje klinike njerëzit e profesionit. Unë besoj se kontributi juaj do jetë vital, për ristrukturimin e tij dhe me siguri për të vendosur një standard të ri në edukimin e mjekëve të rinj, ndërkohë që përpiqemi që hap pas hapi të ndryshojmë standardet në mjekësinë e të përditshmes në Shqipëri. Përditësimi i njohurive është baza e profesionit mjekësor dhe jam i bindur që do jetë një nga aspektet pozitive të kontributit tuaj. Politikat shëndetësore s'mund të kenë sukses, nëse nuk janë të informuara mirë në të gjitha këto aspekte. Duhet të gjejmë rrugët dhe kjo duhet të jetë një nga temat e dialogut tonë dhe bashkëpunimit, që kërkimi mbi shëndetësinë të prodhojë politika dhe politika të jetë e hapur ndaj orientimit që vjen nga kërkimi".
RAMA: SHËRBIME JO SIPAS TE ARDHURAVE, POR SIPAS NEVOJAVE
Komunikimi ndërdisiplinor është tejet i rëndësishëm për një sistem më të barabartë dhe të drejtë. Shërbimet jo sipas të ardhurave, por sipas nevojave.
RAMA: E KEMI PUNËN PISK, POR SHPRESËN TË MADHE, TE KAPITALI NJERËZOR SI KURRË MË PARË
A mund të kërkosh dhe shpresosh më shumë për Shqipërinë. E kemi pak si pisk punën, por si shqiptarë e kemi shpresën të madhe. Ashtu është tani edhe piskun dhe shpresën. Shpresa e madhe mbështet në mundësi dhe asete të mëdha si kapitali njerëzor shumë i zhvilluar i këtij vendi, por një pjesë e madhe ndodhet jashtë këtij vendi. Shqipëria s’ka pasur ndonjëherë kapital njerëzor më të zhvilluar dhe më të gatshëm për kontribut. Për shkak të njerëzve si vetë ju duket shumë i mundshëm.
RAMA: SËMUNDJET KRONIKE TË VENDIT TONË PLOTËSISHT TË KURUESHME
Nuk ka se si sëmundjet kronike të vendit tonë mos jenë plotësisht të shërueshme. Nuk duhet të harrojmë gabimet e të shkuarës. Nuk ka më të dëmshme s egabimet e vjetra; një që nuk duhet përsëritur: mosrealizimi i një dialogu të gjerë dhe real dhe jo komunikim formal me aktorë dhe protagonist si ju pa lënë asnjë moment pa dëjguar dhe pa përfshirë zërin dhe mendjene njerëzve tanë tësukseshëm jashtë vendit. Bashkarisht të gjejmë rrugët si mudn të koordinojmë dëshirën për një Shqipëri më të mirë.
Shqipëria vuan nga shumë sëmundje kronike, por ato janë plotësisht të shërueshme. Ne duhet të ndërtojmë një rrugë të re të ndryshme nga ajo rrugë që i ka bërë të pamundura shërimet e sëmundjeve kronike. Ka nisma private që ofrojnë shërbime cilësore, por s’janë të integruara në një sistem koherent, e kjo është detyra jonë, e duhet të kristalizohet te dialogu dhe cilësia e debatit të gjerë, ku përvoja që sillni është jo vetëm e vlefshme, por e pazëvendësueshme. Sëmundjet e shtetit tonë janë plotësisht të shërueshme, objektivat plotësisht të arritshme".
RAMA: ÇFARË MUND TË BËJMË NE PËR JU, QË JU TË BËNI PËR KËTË VEND
"Mos pyet cfarë vendi mund të bëjë për ty, por çfarë t’i mund të bësh për vendin tënd. Çfarë mund të bëni ju për këtë vend? Na ngarkon me përgjegjësi, se ju kemi sjellë nga çdo anë e sjellë këtu. Jo për të pasur një sfond mjekësh të shkëlqyer për të mbajtur fjalime apo ngrënë darkë që është e rëndësishem, por jo kryesorja. Përgjigja juaj ndaj ftesës sonë është obligimi më i madh opër ne, për të bërë gjithçka që ju ta bëni atë që mund të bëni për këtë vend,e dhe duke jetuar në çdonjërin prej vendeve që nuk e keni zgjehdur, pro ju ka agjedhur, për të ndihmuar që edhe sistemi shëndetësor shqiptar të bëhet një vend ku mudn të zgjedhësh, por dhe nder të zgjidhesh. Kur e thotë një që merret me politikë s’keni nevojë t’ia thoni, por jam i detyruar t’ua them. Jam i emocionuar e kam të vështirë ta them se sa shumë e meritoni gjithe respektin tonë sot. Si një shqiptar që e di se ç’do të thotë të jesh jashtë vendit, larg vendit e kam shumë të qartë çfarë ju ka shtyrë të vini këtu. S’e kam të qartë se çfarë duhet të bëjmë ne që ju të vini sërish këtu. Ju do na ndihmoni që jo vetëm ta kuptojmë, pro ta bëni të mundur që të vini e vini përsëri, jo vetëm për të dhënë por për të marrë kënaqësine e rezultateve të asja që do jepni, bashkë me ne që do t’ju ndjekim në këshillat tuaja. Mbaron pjesa formale por nis libri i një historie që dëshiroj ta shkruajmë së bashku. Të diskutojmë lirisht. Përveçse një ish-pedagog unë jam dhe nxënës shumë i mirë", përfundoi fjalën e tij kryeministri Rama.
Redaksia Online
(mag/ac/shqiptarja.com)