Rama sfidon Berishën: Kur
do e votosh Reformën o Sali

Rama sfidon Berishën: Kur<br />do e votosh Reformën o Sali
Iniciativa e ambasadorëve për të qenë prezent gjatë diskutimeve në mbledhjet e grupeve parlamentare ka shkaktuar debate edhe në seancën Parlamentare.

Për kryeministrin Rama kjo është një gjë normale, duke deklaruar gjithashtu se ambasadorët duan të takohen me grupin demokrat, pasi sipas tij të majtët janë gati ta votojnë reformën.

"Ardhja e ambasadorëve për të takuar grupet parlamentare, nuk e di nëse ka ndodhur në vendet e tjera, por nëse ndodh në këtë vend, kjo ndodh vetëm për takim me grupin tuaj. Pasi në grupin e PS e LSI ata janë të mirëseardhur por nuk kanë asgjë as për të kërkuar aspër të sqaruar, e as për të sheshuar, sepse koalicioni ynë, PS e LSI, janë shprehur shumë qartë, janë shprehur të gatshëm ta votojnë paketën e ndryshimeve kushtetuese që dje. Ju s'keni qenë të gatshëm", tha Rama, ndërsa shtoi se, "ambasadorët po i bien unazë grupeve të parlamentit që të takohen me ju". "Ju shikoni ëndërr me shqiptarë që kapin armët për t’ju mbrojtur ju dhe rapsodin tuaj nga reforma në drejtësi", tha kryeministri.

Kreu i qeverisë iu drejtua drejtpërdrejt ish kreut demokrat të shprehet qartë nëse do e votojë apo jo reformën në drejtësi.

"Këtë reformën në drejtësi, Sali, do ta bëjmë apo s'do ta bëjmë, do ta votosh reformën në drejtësi, Sali? Apo nuk të lë qytetari dixhital? Sali do e votosh reformën në drejtësi, apo nuk të lënë ëndrrat që sheh me Shqipërinë superfuqi kur e qeverisje? Ti e di më mirë se në çfarë drejtësie, mbi çfarë transparence, rregullash e ligjesh barazie në tenderë, të drejtat e pronës e me radhë që u ngrit ajo superfuqia",  shpreh Rama. 

Ndërsa ish kryeministri Sali Berisha u shpreh se reformën në drejtësi nuk e do kryeministri Edi Rama. Ai tha se ftesa e kryeministrit është false. 

Sipas tij, qytetari dixhital ka nxjerrë lidhjet e Ramës me krimin. 

"Të besosh ti se e lë Surreli atë të bëjë reformën, është njësoj si të besosh se rrethi është katror, të besosh se  në Shqipëri kanë zbritur eskimezët. Përpiqet me një ftesë false. Qytetari dixhital të ka kallur datën, sepse Arben Frrokut i dërgove njeri pas arrestimit në Holandë, për t'ia lehtësuar dhe vajosur situatën. Merru më mirë me zhgarravinat e tua se në mënyrë absolute nuk t'i blen njeri", tha Berisha.    

Nga ana tjetër, deputeti i PS, Taulant Balla tha se grupi parlamentar socialist e ka mbledhjen ditën e martë dhe se nuk ka asnjë ndryshim në këtë axhendë, lidhur me takimin me ambasadorët.

"Grupi parlamentar i PS, po të duash dhe ti Sali je i ftuar, e ka mbledhjen ditën e martë. Dhe nuk kemi bërë asnjë lloj ndryshimi mbledhjesh. Dil dhe thuaj këtu gënjeva...S'është gabim të thuash që gënjeva, pavarësisht se ti gënjen për ditë. Apo tani po e lexon mesazhin që qenka anuluar mbledhja? Pavarësisht se mesazhin për mbledhjen e çon ti i pari. Ti e çon, pastaj bëhet mbledhja", u shpreh Balla. 

I ashpër në reagimin e tij ishte deputeti socialist, Ben Blushi i cili u shpreh se mbledhja e grupeve parlamentare në prani të ambasadorëve, është turpi i këtij Kuvendi. 

"Ambasadorët e SHBA e të BE kanë vendosur të mbledhin grupet tona parlamntare për tu përcaktuar atyre jo vetmë punën, por edhe orarin e punës, ditën e premte. Ata kanë vendosur ta mbledhin parlamentin e Shqipërisë jashtë kësaj salle. Nga kjo ditë, ky Parlament ka humbur legjitimitetin e vet dhe sovranitetin që ka. Për qytetarët ka një çmim dhe çmimi është tallja me ne, çmontimi i këtij parlamenti dhe përçmimi i kësaj klase politike", tha Blushi. 

Ambasadorët Lu dhe Vlahutin morën pjesë një ditë më parë në Komisionin e Reformës në Drejtësi ku iu drejtuan deputetëve se nëse dështon reforma në drejtësi ky do të jetë një turp i tyre për zgjedhësit, SHBA e Bashkimin Evropian. 

Fjala e Kryeministrit Edi Rama në Kuvend

Redaksia online
(l.q/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja