Rama shigjeton rektorin Koni: Janë bërë doktorët e shkencave sikur janë shalqi. Universiteti s’është për tendera

Rama shigjeton rektorin Koni: Janë bërë doktorët e shkencave sikur janë shalqi. Universiteti s’është për tendera

Kryeministri Edi Rama gjatë bashkëbisedimit me studentët për Programin Kombëtar të Praktikave të Punës ka sulmuar sërish pedagogët.

Shefi i qeverisë u ndal edhe tek vlerësimi i titujve akademikë, ku sipas tij, shumë pedagogë kanë tituj pa asnjë vlerë dhe universiteti nuk ka bërë asnjë hap për cilësimin e tyre.

Ne kemi preferuar që mos ndërhyjmë, por realisht është problem. Ju i bëtë protestat dhe i harruat. Unë nuk i kam harruar. Kur thosha do mbetem protestuesi i fundit ju qeshnit. Unë nuk e kam harruar që një nga arsyet kryesore që ishte dhe mbetet shqetësim është vlera reale e titujve akademik. Ca po bëhet me këtë zero, asgjë. Pse? Sepse këtë do ta bëjë universiteti. Universiteti i jep titujt dhe universiteti i vlerëson titujt. Ajo hap një proces njësoj si ai i gjykatësve dhe prokurorëve. Ka shumë nga ata që janë brenda dhe ju shfaqen si profesorë dhe doktorë, por që janë sharlatanë dhe titujt i kanë pa asnjë vlere dhe baze. Jo sepse duhet thënë për politikë, por unë e besoj që shumica e pedagogëve janë në vendin e duhur dhe janë me meritë. Ama një pjesë ca profesorë janë ata? Doktor shkencash, u bënë doktorët e shkencave sikur janë shalqi. Në çdo cep rruge gjen shalqi”, deklaroi Rama.

Rama ka shigjetuar sërish rektorin e Universitetit të Tiranës, Mynyr Konin, ndërsa e fajësoi atë si përgjegjësin kryesor për mungesën e aksesit të studentëve në “Bibliotekën Online”.

Ai tha se universiteti nuk mund të përdoret për të krijuar tendera, por për t’iu shërbyer nevojave imediate, që kanë të gjithë studentët në universitetin e Tiranës.

“Ky është kulmi, që të sigurohet biblioteka dixhitale për studentët dhe që UT që mos ta përdori dot  se nuk ka sistem teknologjik, që lejon përdorimin e bibliotekës dhe studentet të jenë të përjashtuar nga aksesi për shkak se rektori dhe rektorati, të cilët kanë përgjegjësi. Kjo është kulmi. Unë nuk e di se çfarë duhet të ndodhë më tepër.

Të gjithë punët e studentëve të mbahen me kopje në dorë sikur të jemi në kooperativën bujqësore dhe më e rënda është se në vend që t’i zgjidhi, rektori ankohet. Ankohet se pse unë e sjell këtë temë në diskutim, por si t’ia bëjmë? Ta mbajmë këtë përgjegjësi edhe ne. Universiteti është autonom, po nuk është thjesht liri për të bërë tendera apo e drejtë për të bllokuar univesitetni për tendera, por është përgjegjësi, Duhet një zgjidhje, ndërsa ne kemi propozuar që mos të ndërhyjmë, por realisht është problem” tha Rama.

Kryeministri tha se programi “Kombëtar dhe Praktika e Punës” në kuadër të “Paktit për Universitetin’ për të rinjtë dhe të rejat në administratë është një mundësi e mirë, e cila në thelb iu shton studentëve aftësitë dhe eksperiencën e duhur.

 

G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sadi: 08/04/2019 19:48

    Po kjo eshte nje zgjidhje. Kryeminstri ben vetem bla, bla bla dhe azgje. Nuk ka asnje vend ne bote qe drejtoret e departamenteve te zgjidhen me vote? Zgjedhja e tyre behet vetem me dosje. Shikoni rektoret pervecse te paafte, jane te gjithe makuter te korrupsionit. Universitetet po vuajne nga mediokriteti i drejtueseve, kurse arsimi po vuan nga pedagoget qe po rjepin cdo dite studentet

    Përgjigju
  • Damiani: 08/04/2019 14:29

    Zgjidhja per keto probleme eshte reduktimi i mandatit te te zgjedhurve ne universitete, rektoreve, dekaneve dhe drejtoreve te departamenteve. Duhet te behet nje ndryshim ne ligj: rektoret dhe dekanet te mos kene te drejte te zgjidhen dy mandate ose te pakten te mos jene te njepasnjeshme. Ato qe zgjidhen dhe rizgjidhen e bejne universitetin si çiflig, po po, si prone private e bejne dhe per 8 vite kane kohe te mjaftueshme ta perdorin. Nese kryeministri ka deshiren per ta rregulluar menaxhimin e universiteteve duhet ta beje kete ndryshim ne ligj. Reduktimi i kohes ne mandat sjell reduktimin e mundesive per to qe ta shtrijne rrjeten ne te gjithe siperfaqen. Njelloj si me kryetaret e bashkive dhe komunave.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë