Rama: Shih ç'i ka bërë Saliu
Krujës e më 23, voto "Rilindjen"
Kryeopozitari Edi Rama ka përmbyllur sot fushatën elektorale në qytetin e Krujës duke u bëri thirrje krutanëve: "Partia juaj është Kruja ndaj votoni për krenarinë e saj duke i ngritur kokën, që ia ka ulur barbaria me pasurinë tuaj dhe tonën të përbashkët!"
KRUJË – Kryeopozitari Edi Rama ka përmbyllur sot fushatën elektorale në qytetin e Krujës duke u bëri thirrje krutanëve:"Mos e tradhtoni Krujën duke votuar ata që kanë 8 vjet që i kanë punuar asaj, pabesinë më të madhe!
Mos e tradhtoni Krujën duke votuar ata që firmosin për të gllabëruar gurët e shenjtë të një historie! Mos e tradhtoni Krujën duke I dhënë votë atyre që e kanë kthyer gjithë këtë zonë në vendin ku digjen goma e prodhohen gëlqere e sëmundje për njerëzit e këtij qyteti!
Mos e tradhtoni Krujën duke votuar për partinë që ka treguar se me votën tuaj po e "ha" Krujën! Qytetarë të Krujës! Partia juaj është Kruja ndaj votoni për krenarinë e saj duke I ngritur kokën që ia ka ulur barbaria me pasurinë tuaj dhe tonën të përbashkët!"
Rama iu është drejtuar edhe me krahasime, qytetarëve: “Sikur këtë pasuri ta kishte ndonjë nga fqinjët tanë, nuk do të kishte familje të këtij qyteti të vuante për bukë dhe ujë. Sepse historia ka treguar se nëse ka duar të kujdesshme për ta ruajtur këtë trashëgimi, këtu nuk do kishte asnjë të papunë, sepse turizmi, zejtaria dhe punimet tradicionale do ta kishin lulëzuar,”- tha ai. - 'Po këtë që i ka bërë Saliu, Krujës, asaj nuk ia ka bërë asnjë armik, asnjë sulltan. Ç'rëndësi ka tesera e PD-së që ke në xhep kur sheh Krujën tënde në ç'gjendje katandisur?! Ndaj, më datën 23 harroje atë teser dhe voto Rilindjen."
Duke marrë në krah kandidatin për deputet të Krujës, Artur Bushin, Rama tha në përfundim: "Kur i kam thënë Arturit: A je i gatshëm të bëhesh deputet i Krujës dhe i Malësisë së Krujës, a e dini se çfarë më tha? Vetëm nëse ti si Kryeministër je i gatshëm t’i kthesh sytë nga Kruja! E pra, nëse ju këtu e doni ende pushtetin ne qafë, vazhdoni me “katrat” dhe katra do keni. Por, nëse e doni pushtetin në krah, kujtoni 44-ën dhe votoni 29-ën!"
Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
27 Nëntor, 11:43
Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?
-
Të drejtë
23.8%
-
Të gabuar
68.7%
-
Nuk e di
7.5%
Vota total: 2766
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Elezi në Report Tv: Berisha nga Partia Komuniste, dështoi me protestën! Toska: Fije shprese për mbështetësit
27 Nëntor, 21:11
-
Rusia: Gati për të bashkëpunuar me talebanët
27 Nëntor, 21:04
-
Agron Gjekmarkaj: Sami Repishti iku, la pas një monument
27 Nëntor, 20:40
-
Veliaj në pritjen zyrtare për 112-vjetorin e Pavarësisë: Sot Shqipëria dhe shqiptaria është në ditët e veta më të mira! Nuk kemi kohë për të humbur
27 Nëntor, 20:30
-
'Ajo duket e dehur', amerikanët të habitur nga gjendja e Kamala Harris në videomesazh: Mesa duket stafi i saj e urren (VIDEO)
27 Nëntor, 20:23
-
Trump nominon gjeneralin e pensionuar Kellogg si të dërguar për Ukrainën dhe Rusinë
27 Nëntor, 20:11
-
112-vjetori i Pavarësisë, Tirana vishet e kuqezi! Nesër në bulevardin 'Dëshmorët e Kombit' parada e shqiptarëve nga të gjitha trevat (FOTO + VIDEO)
27 Nëntor, 20:09
-
Policia procedoi 17 deputetë për protestën, Korreshi: Lani sqetullat se na helmuat, e nuk hamë dot përshesh
27 Nëntor, 20:05
-
‘Je plagosur me çadër’, gazetari Mahmutaj tregon në Report Tv shantazhet për 21 janarin: U thash stop manipulimeve, ja si veprova
27 Nëntor, 20:00
-
Dita e Pavarësisë, Presidenti Begaj mirëpret fëmijët shqiptaro- amerikanë: Ruajnë dashurinë për vendin dhe traditat
27 Nëntor, 19:39
-
Mahmutaj për Report Tv: Gjyqtarja Fetahu e lidhur me bandën e Çelës, porositi vrasjen e një gazetari! Zgjodhi rrugën më të pisët
27 Nëntor, 19:37
-
Shkodër/ Nuk asgjësuan 1000 rrënjë hashashi në Shalë, pezullohen nga detyra 6 efektivë, njëri prej tyre ish shefi policie në Theth, sot pjesë e RENEA-s (EMRAT)
27 Nëntor, 19:25