TIRANE - Deklaratat e Kryeministrit të vëndit, Sali Berisha, për ndërtimin e 10 mijë kilometrave rrugë, vijojnë të jenë në qëndër të kritikave të opozitës.
Kryesocialisti Rama, i shoqëruar nga anëtarët e skuadrës së programit për një Rilindje Shqiptare, Artan Lame dhe Auron Tare, si dhe nga deputetët Besnik Baraj e Xhemal Qefalia shkuan për të parë nga afër situatën e rënduar si dhe denocuan dëmtimin e aksit rrugor që lidh kryeqytetin me parkun kombëtar të Dajtit.
Sipas Ramës, ky aks rrugor jetik për banorët e kësaj zonë është dëshmi e qartë së ku kanë shkuar parat e taksapaguesve shqiptarë.
"Qeveria thotë se ka bërë 10400 kilometra rrugë. Kjo është rruga nacionale që lidh kryeqytetin me parkun kombëtar të Dajtit dhe në këtë rrugë zvarriten dhjetëra mijëra qytetarë, qoftë ata që vijnë këtu sepse banojnë këtu, qoftë ata që kalojnë këtu sepse duan të shijojnë parkun kombëtar. Kjo është shprehja më kuptimplotë e faktit se sa rrugë janë ndërtuar në të vërtetë dhe se ku kanë shkuar paratë e popullit shqiptar. Ja kjo rrugë dhe shumë të tjera. Rrugët në Shqipëri kanë mbetur rrugëve dhe Shqipëria ka mbetur rrugëve, ndaj në 23 qershor këta duhet të hapin rrugë”.- tha Rama.
Lideri i opozitës i bëri apel banorëve të kësaj zone që me 23 Qershor të votojnë për largimin e kësaj qeverie nga pushteti.
Redaksia online
(ar.sh/sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com