Drejtori teknik i Agjencisë së Zhvillimit Bujqësor dhe Rajonal (AZHBR), Fadil Shahini, është larguar nga detyra 40 ditë pas emërimit në këtë post.
Shkarkimi është firmosur nga kryeministri Edi Rama, ndërsa në vend të tij është emëruar Frida Krifca. Fadil Shahini u emërua në detyrë në 7 qershor, dy javë përpara zgjedhjeve parlamentare.
Drejtorët teknikë të propozuar nga PD sikurse edhe 6 ministrat dhe zv/kryeministrja, u emëruan pas marrëveshjes së 18 majit Rama-Basha, për mbikëqyrjen e procesit zgjedhor.
Më herët janë larguar nga detyra drejtori teknik i OSHEE-së, Haki Mustafa si dhe i ALUIZNI-t, Ibrahim Mora, në vend të të cilëve u rikthyen Adrian Çela dhe Artan Lame.
Ndonëse drejtorët teknikë po largohen gradualisht nga postet, e njëjta gjë s'mund të thuhet për ministrat e propozuar nga PD pas marrëveshjes së 18 majit, të cilët vijojnë ende në detyrë.
Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com