Politika ka reaguar mbas videoskandalit, ku kryebashkiaku i Dibrës u shfaq duke i kërkuar favore seksuale një 20 vjeçareje në kërkim të një vendi pune. Mëngjesin e djeshëm kryeministri Rama ka firmosur shkarkimin e tij me arsyetimin e “shkeljeve të rënda”.
Menjëherë pas kësaj, ka reaguar deputeti i LSI-së në Dibër, Përparim Spahiu, i cili ka thënë se dibranëve u duhet kërkuar ndjesë për njeriun që u kandidua.
"Unë vlerësoj aktin e shkarkimit të bërë sot nga qeveria, por kjo duhej të shoqërohej me një kërkesë falje prej atyre personave që e kanë propozuar një kandidaturë të tillë, jo vetëm nga kryeministri, por edhe deputeti i zonës dhe të gjithë atyre që e mbështetën", u shpreh Spahiu.
/Shqiptarja.com