Mbërrijnë 11,700 vaksina Pfizer, shkon në 800 mijë numri i vaksinimeve për COVID-19! Rama: Vijon pa u ndalur procesi i vaksinimit

Mbërrijnë 11,700 vaksina Pfizer, shkon në 800 mijë numri i vaksinimeve për COVID-19! Rama: Vijon pa u ndalur procesi i vaksinimit

Foto nga vaksinimi masiv, kryeministri Edi Rama dhe foto e publikuar nga ai

800 mijë vaksinime kundër COVID-19 janë kryer deri tani në vendin tonë që nga fillimi i fushatës 'Shqipëria Buzëqesh'. Vaksinimi masiv në vendin tonë vijon që prej muaji mars, ndërsa mbrëmjen e sotme kanë mbërritur mbrëmjen e sotme 11,700 vaksina Pfizer në aeroportin “Nënë Tereza'.

Kryeministri Rama shkruan se këto vaksina do të vijojnë pa u ndalur procesin e vaksinimit në vendin tonë. Në total në Shqipëri kanë mbërritur 911 mijë vaksina, Pfizer, AstraZeneca, Sinovac dhe Sputnik V.

Gjatë 24 orëve të fundit vetëm 5 persona rezultuan pozitive, ndërsa u shënua dhe viktima e parë për muajin qershor.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:05
Mbërrijnë 11,700 vaksina Pfizer, Rama: Vijon pa u ndalur procesi i vaksinimit

Në vendin tonë kanë mbërritur mbrëmjen e sotme 11,700 vaksina Pfizer në aeroportin “Nënë Tereza'. Kryeministri Rama shkruan se këto vaksina do të vijojnë pa u ndalur procesi i vaksinimit në vendin tonë, në total në Shqipëri kanë mbërritur 911 mijë vaksina, Pfizer, AstraZeneca, Sinovac dhe Sputnik V.

"Aeroporti “Nënë Tereza” - Edhe 11,700 vaksina Pfizer sapo kanë mbërritur në Shqipëri, duke kaluar mbi 911 mijë sasinë e vaksinave të mbërritura deri tani, për të vijuar pa u ndalur me programin kombëtar të vaksinimit", shkruan Rama

M.Q.//Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Meta në 'sulm', Milaim Zeka në 'Frontline': Arrestimet e mëdha bëhen fundjavave! Nuk mund askush të fitojë luftën ndaj Amerikës

Meta në 'sulm', Milaim Zeka në 'Frontline': Arrestimet e mëdha bëhen fundjavave! Nuk mund askush të fitojë luftën ndaj Amerikës