Rama 'shkrin gazit' të pranishmit në ‘Forumin Strategjik në Bled’: Ne në ballkan buzëqeshim edhe kur vuajmë! S’kërkojmë licencë për të qenë europianë

Me batuta e ka nisur kryeministri Edi Rama fjalën e tij në Formunin Strategjik të BE-së në Bled të Sllovenisë. Ndërsa mori fjalën Rama shkaktoi të qeshura duke thënë se do të sjellë pak buzëqeshje në këtë atmosferë të zymtë, ndërsa nënvizoi se në Ballkan, të gjithë qeshin edhe kur vuajnë, ndërsa në BE nuk ndodh kjo gjë. Video me fjalën e tij Rama e ka publikuar sërish sot në rrjetet sociale.

"Më lini të përpiqem t’ju jap disa buzëqeshje në këtë atmosferë të zymtë sepse në Ballkan ka diçka që duhet ta ruajmë fort, ne mund të mund të buzëqeshim e të qeshim edhe kur vuajmë, gjë që pjesëtarët e BE nuk mund ta bëjnë. E kam fjalën për gjermanët".

Gjatë fjalës së tij me bindje Rama tha se ne jemi europianë dhe nuk po kërkojmë një licensë për këtë, ndërsa e cilësoi “dramatike” faktin që BE zhvillon diskutime për të ardhmen e Europës dhe nuk fton shtetet që nuk janë anëtare. 

"Ne jemi këtu për të luftuar se nuk po kërkojmë licensë për të qenë europianë, ne jemi europianë. Çfarëdo të mendojnë njerëzit në BE, ne jemi europianë dhe sinqerisht jam shumë mirënjohës kryeministrit këtu dhe Presidentit sepse më në fund, në këtë diskutim për të ardhmen e Europës, ne u ftuam. Është shumë dramatike dhe qesharake që të shohësh BE të angazhohet në diskutime për të ardhmen e Europës dhe ne nuk ftohemi. Së paku të ndryshojnë emrin se nuk ka asnjë të ardhme të Europës pa Ballkanin Perëndimor brenda BE. Nëse BE do të vazhdojë kështu, do të jetë mirë për ne, por edhe më keq për BE. Kjo jo sepse po i jap Ballkanit Perëndimor të gjithë peshën, por sinqerisht ju përmendët në fillesë etërit themelues dhe nëse do të çoheshin e të ndiqnin këtë diskutim, do mendonin “më mirë vdekur sesa gjallë”

Në krahun e majtë të tij qëndronte Presidenti bullgar, Rumen Radev, dhe Rama në fund të fjalës së tij i ka kërkuar të hapë rrugën dhe të lërë Shqipërinë e Maqedoninë e Veriut të bisedojnë me BE. Për Ramën, bullgarët duhet të bëhen më ballkanas, t’i hapin rrugën bisedimeve e pastaj mund të vendosin pengesat. Ndërsa Komisioneri i Bashkimit Evropian për Zgjerimin, Oliver Varhely tha se nuk ka kohë për të humbur dhe se BE-ja nuk mund të dështojnë si me Afganistanin.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • albblog: 02/09/2021 09:35

    Siperfundim Shqiperia ka nje kryeminister qe ka aftesi te qendroje ne arenen nderkombtare

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë