Rama: Shkruani eksperiencat
negative në zyrat e administratës

Rama: Shkruani eksperiencat<br />negative në zyrat e administratës
Kryeministri Edi Rama fton qytetarët të ndajnë me të eksperiencat negative të tyre apo të afërmve në zyrat e administratës publike. 

Përmes një postimi në Facebook, kreu i qeverisë shton se do të ishte i pranueshëm edhe denoncimi me emra drejtuesish apo punonjësish të zyrave të shtetit. 

"Shumëkush prej jush ka të paktën një eksperiencë negative, të jetuar apo të dëgjuar nga familjarë a miq, në zyrat e shtetit. Do t'i isha falenderues kujtdo prej jush që do ta ndante një eksperiencë të tillë këtu", shkruan Rama.

"Nëse do të kishte edhe emra konkretë drejtuesish a punonjësish të zyrës përkatëse, edhe më mirë akoma", vijon ai.

Sipas kryeministrit, denoncimet e qytetarëve për eksperiencat e gabuara në shtet, do jenë busull orientimi për reformën në zyrat e shtetit. 

"Komentet tuaja në këtë postim, na ndihmojnë shumë për të nxjerrë një raport të veçantë për grupin që po punon për reformimin rrënjësor të rrjetit të zyrave të shtetit".

Postimi i Ramës në Facebook:

postimi
(Postimi i Ramës në FB)

Reforma në administratën publike ishte kryefjalë e fushatës së socialistëve për zgjedhjet parlamentare të 25 qershorit.

Kreu i qeverisë ka paralajmëruar reformë në thellë në çdo zyrë të shtetit, pasi të formohet qeveria e re në muajin shtator. Kabineti "Rama 2", sipas të gjitha gjasave do të përbëhet vetëm nga PS, pasi kjo forcë politike arriti të marrë 74 mandate në Kuvend, nga 71 që i duhen për të qeverisur. 

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

Ministri Gonxhja reagon për zjarrin në Finiq: Asnjë prej monumenteve në Parkun Arkeologjik nuk është prekur

Ministri Gonxhja reagon për zjarrin në Finiq: Asnjë prej monumenteve në Parkun Arkeologjik nuk është prekur