Rama: Shqipëria digjet
nën dëborë Saliu krihet në TV

Rama: Shqipëria digjet<br />nën dëborë Saliu krihet në TV
Kreu i PS, Edi Rama, flet në rrjetin social Twitter për situatën e emergjencës që është krijuar në vend për shkak të reshjeve të rënda të borës. Rama sulmon drejtpërdrejt kryeministrin e vendit, që sipas tij në vend që të merret me problemet e zonave të bllokuara, kalon kohnë në ekranet e televizioneve, duke u marrë me organizimet e festiveiteteve të 100 vjetorit të pavarsisë.

“E paturpshme: Shqipëria digjet nën dëborë Saliu krihet para tv duke molloisur për Azerbajxhanin paradite e për Zogun e Hoxhën paradarke!

Cili kryeministër në botë me vendin ne këtë hall nuk do rrinte sot 24h ne krye të operacioneve të emergjencës po do merrej me mufka si Saliu sot?

Ky kryeministër po e turpëron përdite shoqërinë tonë me nivelin e ndërgjegjes, logjikës dhe politikes se tij qorre e shurdhe ndaj halleve të vendit!” shprehet Rama.

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

NATO dhe Ukraina takohen lidhur me raketën e re ruse

NATO dhe Ukraina takohen lidhur me raketën e re ruse