Rama: Shqipëria ka drejtësinë
më të degjeneruar në Europë /Video

Rama: Shqipëria ka drejtësinë<br />më të degjeneruar në Europë /Video
Kemi drejtësinë më të degjeneruar në Europë. Kështu e ka cilësuar me tone të ashpra Kryeministri Edi Rama, sistemin e drejtësisë në vendin tonë, teksa i referohej faktit që për paradoks Shqipëria ka numrin më të madh të juristëve për metër katror në botë.

“Ne vendosëm të bëjmë atë që duhet të ishte bërë 20 vjet më parë. Të çelim korsinë alternative sepse jo të gjithë shqiptarët do bëhen juristë, ekonomistë apo inxhinier. Se përderisa nuk janë bërë të gjithë gjermanët të tillë, nuk kanë pse bëhen edhe shqiptarët të tillë. E katandisëm vendin me numrin më të madh të juristëve për metër katror në botë. Kemi më shumë jurist se sa çdo vend tjetër i botës. Për këtë arsye kemi edhe drejtësinë më të degjeneruar në Europë. Se kemi jurist me diplomë, por nuk kemi realisht gjyqtarë, prokurorë dhe njerës të një sistemi normal drejtësie”, tha Rama teksa fliste për alternativën tjetër, atë të arsimit profesional me anë të të cilit të rinjtë sipas tij mund të gjejnë rrugën e punësimit jo vetëm në Shqipëri por edhe jashtë.
 

Redaksia Online
(u.s/shqiptarja.com)


 

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se protestat mund ta forcojnë pozicion politik të PD-së?



×

Lajmi i fundit

Champions League/ Juventus monumental, me dhjetë lojtarë përmbys 2-3 Leipzig! Lille mposht Real Madridin, Aston Villa fiton me Bayern! Shënon Gjimshiti, tri pikë Liverpool

Champions League/ Juventus monumental, me dhjetë lojtarë përmbys 2-3 Leipzig! Lille mposht Real Madridin, Aston Villa fiton me Bayern! Shënon Gjimshiti, tri pikë Liverpool