TIRANE - “Shqipëria duhet të vazhdojë të ndihmojë Kosovën, por nuk duhet që të luajë rolin e vëllait më të madh për shtetin kosovar. Megjithëse në Kosovë, nga Shqipëria gjithmonë pritet ndihmë, aq më tepër kur është fjala është për një shtet shqiptar 101-vjeçar, kundrejt një tjetri që ka vetëm gjashtë vjet që ekziston, Prishtina duhet t’i zgjidhë vetë problemet”. Kështu është shprehur kreu i qeverisë së Shqipërisë, Edi Rama, në një intervistë për të përditshmen kosovare “Zëri”.
 
Më tej kryeministri Rama ka theksuar se Prishtina në raport me Beogradin është një palë serioze dhe e fuqishme që mund t’i trajtojë vetë problemet.
 
Duke folur për shqiptarët dhe Shqipërinë, Rama ka nënvizuar se nuk janë shqiptarët të korruptuar, por është sistemi që e ka çuar vendi në një situatë të tillë, sistemi i keq i trashëguar nga qeverisja e kaluar.
 
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)