Rama: Shqipëria të financojë
ndërtimin e shkollave në Preshevë

Rama: Shqipëria të financojë <br />ndërtimin e shkollave në Preshevë
TIRANË - Ashtu siç u pati premtuar qytetarëve të Luginës së Preshevës vetëm dy ditë më parë, Kryetari i PS Rama të martën në mesditë lançoi nismën e forcës politike që drejton për të bërë të mundur që Shqipëria të financojë ndërtimin e dy shkollave shqipe dhe një materniteti. Rama në mbledhjen e parë të grupit parlamentar ka falenderuar të gjithë qytetarët e Preshevës dhe të zgjedhurit atje për pritjen që i rezervuan, thuhet në ëebsite zyrtar të Partisë Socialiste.

“Programi ynë i ri “Për një Rilindje Shqiptare” ka një kapitull që i kushtohet ribashkimit me Europën, në frymën e gjithë përpjekjes historike të shqiptarëve për të qenë pjesë e pandarë e Europës”, nënvizoi lideri i opozitës, duke shtuar se “ky kapitull do të kthehet në një angazhim të detajuar qeverisës të Partisë Socialiste në prag të zgjedhjeve të ardhshme.”

Por Rama theksoi se nuk ka kohë për të humbur. “Le ta formulojmë sa më parë një nisëm ligjore parlamentare dhe t’i vëmë këto financime në dispozicion të administratës vendore atje.”u shpreh ai në mbledhjen e grupit.

Lideri i socialistëve i la angazhim komisionit parlamentar të integrimit të përgatisë me kolegë e me ekspertë një paketë të plotë propozimesh në funksion të një strategjie të përbashkët bipartizane për adresimin sa më të efektshëm të problematikës shqiptare në rajon.


(aq/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

 Shëngjin/ Zjarri përparon drejt Ranës së Hedhun, flakët i janë afruar zonës së banuar, rrezikohen bizneset

Shëngjin/ Zjarri përparon drejt Ranës së Hedhun, flakët i janë afruar zonës së banuar, rrezikohen bizneset