Rama: Shqipëria do të flasë përsëri
me gjuhën e kulturës europiane 

Rama: Shqipëria do të flasë përsëri<br />me gjuhën e kulturës europiane 
“Beyond Entropy Europe”, që është prezantuar në Bienalen e Venecias, nga artistët shqiptarë, Edi Hila e Adrian Paci, do të prezantohet edhe në “Lecture Hall” në AA School në Londër.

Dy artistët shqiptarë, Edi Hila and Adrian Paci shoqërohen edhe nga kryeministri shqiptar, Edi Rama. Gjatë këtij eventi  do të ketë diskutime të hapura, dhe kryeministri shqiptar, do të jep kontributin e tij, edhe në cilësinë e artistit. Ky lajm konfirmohet edhe nga Kryeministri Rama, nëpërmjet rrjetit social Facebook.

“Në AA, galeria e famshme e Architectural Association në Londër, për riçeljen e ekspozitës së suksesshme shqiptare të Bienales së Venecias. Së bashku me Edi Hilen e Ardian Pacin për të rrëfyer përsëri, me fjalë e me vepra, Shqipërinë që ka nisur të njihet e shihet me sy tjetër”, shkruan Rama.

rama

Shefi i qeverisë shqiptare nënvizon më tej se “Shqipëria do të flasë përsëri me gjuhën e kulturës europiane në zemrën e një metropoli EU ku shpesh shqiptarët janë paragjykuar si keqbërës”.

I ftuar në debatin mbi ekspozitën e artistëve shqiptarë do të jetë dhe Mark Cousins. Njohës i mirë i Shqipërisë ai i ka kushtuar dhe një dokumentar. Më 17 janar po në këtë sallë, Cousins do të ketë një leksion të hapur për studentët. “Beyond Entropy Europe”, është prezantuar në edicionin e 14 të Bienales së Venecisë.

Puna e Edi Hilës është pjesë e koleksioneve në Centre Pompidou, Ville de Paris e René Block ndërsa Paci ka marrë pjesë edhe më herët në Bienale.

Potential Monuments of Unrealised Futures” tenton të sjellë analizë mbi artin bashkëkohor në Shqipëri, ndërsa eksploron se si moderniteti është absorbuar me anë të reflektimit të dinamikave sociale e kulturore.

Beyond Entropy Europe propozoi që Shqipëria të përfaqësohej me dy artistë, dhe jo arkitektë, në Bienalen e Arkitekturës në Venecia – duke u konsideruar një interpretim i gjetur i temës së kësaj ekspozite përcaktuar nga kuratori i saj, Rem Koolhaas, “Absorbing Modernity: 1914 – 2014” (“Absorbimi i Modernitetit: 1914 – 2014”), i cili ishte shprehur se: “Fundamentals” (titulli i ekspozitës që do të kurohet prej tij) do të jetë një bienale që do t’i kushtohej arkitekturës dhe jo arkitektëve.”

rama


Adrian Paci prezanton video-instalacionin “Kolona”, një përrallë vizionare që flet për delokalizimin e punës, transformimin e traditave dhe ballafaqimin mes kulturave, një metaforë vizuale dhe enigmatike.

Edi Hila prezanton “Penthouse” (Shtesat) – cikli i tablove që sjellin një vështrim në urbanistikën “postmoderne” shqiptare. Në veprat e Hilës tregohen pallate të larta, nga ato që kanë mbirë kudo në Tiranë, mbi tarracat e të cilëve janë ndërtuar apartamente shtesë.

Edi Hila ka lindur në Shkodër në vitin 1944. Ka marrë pjesë në shumë ekspozita ndërkombëtare, mes të cilave Bienale e Venecias (1999), “After the Wall” në Muzeun Modern Stokholm (1999), në muzeun Hamburger Bahnhof të Berlinit, në muzeun Ludwig të Budapestit (2000), “Blood and Honey – Future’s in the Balkans” në muzeun Essl të Vienës (2003), dhe në Bienalen e Liverpulit (2010). Veprat e tij bëjnë pjesë në koleksione të Qendrës Pompidou, Ville de Paris, René Block dhe në Galerinë Kombëtare të Arteve, Tiranë.

Adrian Paci ka lindur në Shkodër, Shqipëri në vitin 1969. Ka marrë pjesë në shumë ekspozita ndërkombëtare. Disa nga ekspozitat e tij personale më të rëndësishme mund të përmendim: “Adrian Paci” PS1, MOMA, New York (2005); “Motion Picture(s)”, Kunsthaus Zurich (2010); “Lives in transit”, Jeu de Paume, Paris (2013); MAC, Musée d’art contemporain de Montréal, Montréal (2014). Ekspozita kolektive: Bienale e Venecias (2005); “Street and studio in urban history of photography”; Tate Modern, Londër (2008); “Unfinished Journeys”, National Museum of Arts, Oslo (2012); dhe “Neighbours”, Istanbul Museum of Modern Art, Istanbul (2014). Kuratorët që mbështesin pavijonin shqiptar “Beyond Entropy” është një agjenci kërkimi në arkitekturë, urbanizëm dhe në fushën e analizave kulturore, që përdor konceptin e energjisë si një mjet për të hartuar forma të reja të arkitekturës përtej retorikës së qëndrueshmërisë.

rama

Marrë nga ATSH

Redaksia Online
(g.f/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

Momenti shokues! Tezja telefonoi, fëmija i çiftit u përgjigj në kamera dhe tregoi trupin e Eleonorës: Babai vrau mamin!

Momenti shokues! Tezja telefonoi, fëmija i çiftit u përgjigj në kamera dhe tregoi trupin e Eleonorës: Babai vrau mamin!