VJENË – Për kryetarin e PS, Edi Rama shqiptarët e kanë tashmë vendin e tyre në Europë, ndonëse fizikisht jetojnë në vendin e tyre. Gjatë bashkëbisedimit me gazetarë e publicistë në Vjenë, pak ditë më parë, ku prezantoi librin e tij, ‘Kurbani”. Kryesocialisti Rama është pyëtur nga moderatori i panelit, Fate Velaj se ku bëjnë pjesë shqiptarët: në Europë, Ballkan apo juglindje të kontinentit.

“Shqiptarët shpirtërisht janë në Europë, mendërisht janë në Ballkan dhe fizikisht janë në Shqipëri”, është përgjigjur kryetari i socialistëve.

Prej kohësh për Ramën integrimi i shqiptarëve po pengohet nga keqqeverisja. Sipas tij, qëndrimet e kryeministrit Berisha, situate ekonomike dhe politike në vend konfirmojnë se qeveria po e çon vendin drejt greminës. Shpëtimit të vendit sipas liderit të opozitës do t’i shërbejë programi i ri qeveriës i socialistëve “Për një rilindje kombëtare”.

(aq.shqiptarja.com)