Rama: Shteti humbi betejën
me krimin, unë di ta fitoj

Rama: Shteti humbi betejën<br />me krimin, unë di ta fitoj
TIRANE- Në tryezën e programit për rendin e sigurinë publike, Rama nënvizoi riorganizimin e policisë duke dekluar se shteti ka humbur betejën me krimin “Krimi po kthehet në një makth për shqiptarët, shifrat shprehin pa asnjë ekuivok ngritjen e nivelit të krimit. Shteti ka humbur betejën me krimin sepse jeta shoqërore po degradon drejt papunësisë, ndërsa policia ka rënë moralisht”- tha Rama.

Sipas Ramës në kushtet e sotme sociale, papunësia rinore ka vetëm gjasa të shtohet, duke zgjeruar boshllëkun moral dhe krimi gjen vend për të shtuar forcat.

“Në një vend me 1 milionë të papunë, policia shihet si zyrë pune, me njerëz me precendetë penal për fushata kriminale”- tha Rama.

Kreu socialist vuri theksin dhe në reformën e edukimit, që lidhet me kulturën sportin, median publike dhe standardet e komunikimit publik, të cilat programi i PS-se "Rilindja shqiptare" do të sqarojë pikëpyetjet e shumta. Rama foli dhe për reformën radikale të shërbimit shëndetësor i cili duhet, gjithashtu të zbërthehet në programin e PS-së

RIORGANIZIM RRENJESOR TE POLICISE
Rama foli për një riorganizim rrënjësor të policisë. “Nëse krimi është mirëorganizuar, rritur, sofistikuar në nivelet më të larta, dhe është përhapur me shpejtësi në nivelin e rrugës ne do sofistikojmë të gjitha forcat e rendit për të përballur krimin. Përgjigjja jonë ndaj krimit do të jetë frontale, ashtu siç po vepron krimi frontalisht. Vënia në dispozicion të policisë, kushtet e duhura është mbi gjithçka”- theksoi Rama.

21 JANARI, QEVERIA GODITI HAPTAS KUSHTETUTEN
Duke iu referuar 21 Janarit, Rama tha se “Qeveria ka goditur haptas Kushtetutën duke fshehur krimin, dhe korruptimit spektakolar” dhe premtoi se kur të vijë në pushtet, PS do të sillet ndryshe me korrupsionin, krimin, sistemin e drejtësisë.

UNE DI TA FITOJ BETEJEN
“Kjo është një luftë që sot po e fiton krimi, ndërsa nesër do ta fitojë shteti. Unë e di si fitohet kjo luftë. Ka vetëm një rrugë të palëkundër kundër krimit. Shquptaërve do i themi se çfarë do bëjmë dhe prandaj është ngritur grup pune për të pasur një program të plotë për rendin e sigurinë publike.”- tha Rama. Sipas tij programi do të jetë pronë e të gjithëve, dhe do të shtyjë shqiptarët drejt “një zgjedhjeje pa asnjë ekuivok mes të shkuarës që sot ka marrë peng Shqipërinë dhe mes të ardhmes që shqiptarët do të bëjnë duke votuar programin PS”

Nga ana e kreut të degës së PS-së, Tiranë, ish drejtori i policisë së Tiranës, Pjerin Ndreu tha se kriminaliteti nga 2010 në 2012 është dyfishuar ndërsa nga autorietet qeveritare janë manipuluar shifrat.
(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Xhudistja nga Kosova, Laura Fazliu fiton medaljen e bronztë olimpike në Paris 2024

Xhudistja nga Kosova, Laura Fazliu fiton medaljen e bronztë olimpike në Paris 2024