Rama: Shteti nën dëborë
Berisha tallet, akuza vulgare

Rama: Shteti nën dëborë<br />Berisha tallet, akuza vulgare
TIRANE- Në një shkrim të botuar sot në faqen e tij zyrtare, online, Kryetari i Partisë Socialiste bën një analizë të gjatë të situatës së krijuar në vend nga reshjet e borës, dhe tërbimi i motit i cili ka përfshirë jo vetëm vendin tonë. Por, ndryshe nga kudo jashtë Shqipërisë, sipas Ramës askund tjetër nuk është “çorodia totale e shtetit dhe sulmet e e çoroditura të pushtetit ndaj opozitës”

Duke sulmuar Berishën se “nuk kuptohet nëse tallet me popullin e me detyrën apo vërtet ka probleme të funksionimit të aparatit logjik kur flet me orë të tëra budallallëqe turpëruese” Rama thotë se Shqipëria meriton por edhe mund ta ketë një qeveri që t'i përballojë me standarde të tjera edhe emergjencat.

"Ja pse nuk ngurroj të them me plot gojën sot që nesër ne vërtet nuk do të kemi një qeveri që të mund të shmangë çdo përmbytje apo aq më tepër të ndalojë dëborën të bjerë në përmasa të frikshme si këto të këtij viti, por ama do të kemi një qeveri që … do të përballet me sfidat.. pa ia hedhur fajin Zotit …pa ia hedhur fajin opozitës…pa i quajtur njerëzit në hall që ankohen nëpër numra telefonash të mediave as provokatorë as paniknxitës të paguar nga opozita.” - shkruan Rama.

"Të gjitha këto e më shumë akoma kjo qeveri nuk i bën dot dhe qeveria jonë do t’i bëjë një për një. Kush mendon se ky nuk është një dallim i qartë për të cilin vlen t’i lihet opozitës së sotme barra e provës përmes votës kundër kësaj qeverie dhe rotacionit demokratik si e vetmja mënyrë për t’i ndihur ndryshimit të domosdoshëm, le të vazhdojë të vendosë shenjën e barazimit mes qeverisë e opozitës e le ta ndajë çdo faj të qartë të qeverisë si një faj të të dyja palëve po njësoj. Unë besoj se në zgjedhjet e ardhshme do të mbetet sidoqoftë në pakicë, bashkë me këtë qeveri të dështuar që e ka katandisur shtetin në një makineri të prishur si ai traktori i vetëm që qeveria kishte lënë në Dibër për të pastruar rrugët nga dëbora"- mbyll shkrimin e tij kryetari i PS-se.
(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Greqi/ Shkatërrohet banda e drogës, kapen 12.7 kg heroinë dhe 60 gr kokainë! 6 të arrestuar, mes tyre 2 shqiptar

Greqi/ Shkatërrohet banda e drogës, kapen 12.7 kg heroinë dhe 60 gr kokainë! 6 të arrestuar, mes tyre 2 shqiptar