Rama: Shteti ofron kurse zanati
për personat pa ndihmë sociale
""

Rama: Shteti ofron kurse zanati<br />për personat pa ndihmë sociale<br /> ">
Kryemintri Edi Rama ka mbajtur një deklaratë mbi punësimin në Shqipëri. Ai ka thënë se mandati i ri, do të jetë një mandat për punësimin e njerëzve dhe se Shqipëria do bëjë një progres në tregun e punës.

Sa i përket rasteve të familjeve të cilave u është hequr ndihma ekonomike, Rama ka thënë se është e pamundur që njerëzit të lihen në mëshirën e fatit. Ai ka deklaruar se kush hiqet nga ndihma ekonomike, është i aftë për punë dhe nëse ata nuk kanë një punë aktuale, shteti ofron kurse profesional  për të papunët nga familjet që nuk marrin ndihmë financiare.

Rama ka theksuar rëndësinë që arsimi profesional ka në epokën tonë, gjë që do i japë secilit një zanat.

“20 vitesh nuk kemi menduar për arsimin profesional vendet më të pasura në botë nuk i degdisin të gjithë nëpër universitete por ofrojnë zanate”, është shprehur Rama.

Kryeministri u është referuar edhe zyrave të punësimit, duke u thënë se duhet të trokasin në çdo ndërmarrje dhe jo ndërmarrjet tek ato. Sa u përket sipërmarrësve, Rama i konsideron si një hallkë të fortë e të rëndësishme dhe kërkon aktivizimin e të tjerëve, më shumë se të tjerët.

 

d.gj/ Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Media italiane ‘Tag24’: Cilat vende të vizitoni në Shqipëri për pushimet verore 2024

Media italiane ‘Tag24’: Cilat vende të vizitoni në Shqipëri për pushimet verore 2024