Kryeministri Edi Rama këtë të mërkurë ka marrë pjesë në Samitin e Kartës së Adriatikut në Podgoricë, ku i pranishëm ishte zv.presidneti amerikan Mike Pence dhe liderët e rajonit.
Gjatë këtij takimi kreu i qeverisë ka shtrënguar dorën me Pence i cili pak orë më parë në mesazhin e tij bëri thirrje që vendet e rajonit të vijojnë bashkëpunimin, të luftojnë korrupsionin.
Ai u ndal tek Shqipëria duke e falenderuar për mbështetjen që vendi ynë jep në luftën kundër terrorizmit.
Në një status në FB Rama konfirmon se Pence nënvizoi interesin e SHBA për të mbështetur vendet e rajonit si dhe domosdoshmërinë për të rritur ndërveprimin mes Washingtonit dhe vendeve të rajonit
Kreu i qeverisë po ashtu bën me dije se edhe takimet bilaterale me krerët e rajonit patën rëndësinë e tyre në mbrojtjen e interesave strategjikë.
Postimi i Ramës
Në Mal të Zi me zv.Presidentin e SHBA, Mike Pence, dhe liderët e rajonit tonë për Samitin e Kartës së Adriatikut. Zv.shefi i Shtëpisë së Bardhë nënvizoi fort, interesin e Shteteve të Bashkuara për të forcuar bashkëpunimin me vendet e rajonit, si edhe domosdoshmërinë për të rritur ndërveprimin mes SHBA e vendeve të rajonit e po ashtu mes vetë vendeve të rajonit, në funksion të përballimit me sukses të sfidave të sigurisë, paqes e prosperitetit, në rajon e në Europë.
Takimet bilaterale me zv.Presidentin Pence, si edhe me liderët e tjerë të rajonit, patën rëndësinë e tyre të posaçme për rikonfirmimin e vullnetit për të ecur më tej përpara, të gjithë së bashku, në mbrojtje të interesave strategjike të popujve tanë.
Rama nuk i ndahet atleteve
Ajo çka u vu re gjatë takimeve dhe gjatë konferencës së Pence ishin padyshim edhe atletet e kryeminitrit Edi Rama i cili edhe në këtë samit sikurse në samitin e Tristes zgjodhi të vesh atlete të bardha.
Redaksia online
e.m/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com