Rama: Shtrijmë dorën për dialog
Basha: Pakti me ty s'funksionon

Rama: Shtrijmë dorën për dialog<br />Basha: Pakti me ty s'funksionon
Në debatin  e fundit në Kuvend para votimit të qeverisë dhe programit, kryeministri Edi Rama i kërkoi Lulzim Bashës që të bashkëpunojnë për cështje që janë përtej të majtës dhe të djathtës, për integrimin e vendit në Bashkimin Europian.
 
Rama i bëri thirrje Bashës që ta pranojmë me kurajë këtë sfidë, se është një sfidë e kohës ku jetojmë për të mirën e Shqipërisë.
 
Më duket prapë e nevojshme ta përsëris, se unë jam gati, ne jemi gati ta hapim menjëherë dialogun për çështje të interesit të përbashkët, në dobi të popullit dhe të Shqipërisë së fëmijëve tanë.
 
Sa dhe pse duhet të presim, o shumë i nderuari kryetar i Partisë Demokratike, për t’i adresuar këto çështje bashkërisht, në një dialog të institucionalizuar mes palëve, me ekipet përkatëse.
 
Ju keni disa tema prioritare, ne kemi disa tema prioritare. Shqipëria ka prioritet anëtarësimin në Bashkimin Europian dhe gjithçka që lidhet me të.
 
Punët e shtëpive i kemi të ndara dhe oborri na del dhe na tepron që të përlahemi me njëri- tjetrin për buxhetin, për taksat, për arsimin, për shëndetësinë, për mjedisin e me radhë.
 
Ndërsa  sfidën Europiane të Shqipërisë e kemi  të përbashkët dhe nuk mund të luajmë “e ka kush e ka” me Shqipërinë, edhe 4 vjet të tjera. Unë ju bëj thirrje ta pranojmë me kurajë këtë sfidë, se është një sfidë e kohës ku jetojmë
” deklaroi ai.
 
Rrjedhja e votave nga PD për Rucin, Rama: Nuk iu vë faj...
Kryeministri Rama nga foltorja e Kuvendit foli edhe për akuzat e PD për blerje votash nga PS në votimin për zgjedhjen e Rucit në krye të parlamentit.
 
Më akuzuat për blerje dhe vjedhje votash në zgjedhjen për Kryetarin e Kuvendit. Nuk çuditem, s’kam pse çuditem, as faj nuk ju vë dot, kur ju shoh dhe ju dëgjoj në vazhdën e vazhdimit të mohimit të realitetit.
 
Duket sikur kultura e mohimit të realitetit ju është bërë një sëmundje politikisht e transmetueshme.
 
Simptoma e kësaj sëmundje u shfaq qartë edhe me këtë rast, kur protagonistët e republikës së vjetër vunë kujën që votat u blenë nga krimi.
 
Ndërsa prurjet e Republikës së Re thanë që votat u vodhën në një grackë që e kishin hapur vetë ata , duke lënë bosh  vendin e numëruesit
” tha Rama.

 
Rama: LSI, 8 vite në tepsi, e stresuar për vendin e punës
Për Ramën, LSI është më shumë e stresuar për humbjen e vendit të punës dhe në opozitë është befas dhe jo e përgatitur, ndërsa i ‘thumboi’ për deklaratat ”Qeveri e vogël, korrupsion i madh”.
 
Nuk më me vjen as  keq, as mirë, ky është, siç i thonë, një fakt i jetës, që një opozitë tjetër, më shumë e gjendur befas në opozitë, sesa e përgatitur për t’u ulur atje poshtë, mbas kurrizit të Partisë Demokratike, mbas 8 vjetësh ulur këmbëkryq në tepsinë e pushtetit, u shfaq këtu e mbistresuar nga humbja e vendit të punës.
 
Siç u thashë edhe opozitarëve të përbashkët, 4 vjet më parë në këtë sallë, po jua them dhe ju mbas kurrizit të tyre, mos e kërkoni jashtë vetes shkakun e disfatës tuaj dhe mos i merrni shqiptarët për budallenj, që mund t’i tërhiqni nga hunda, duke iu bërë predikime sikur sapo zbritët nga qielli.
 
Dhe kujdes me atë parullën ”qeveri e vogël, korrupsion i madh”, se tingëllon kiamet si një lapsus Frojdian mbi marrëdhëniet që keni ju vetë me këtë shtet
” tha ai.
 
Rama: Basha frikë nga fantazmat e Patozit dhe Jozefinës
Kryeministri tha se Basha në fjalën e vet kishte më shumë hallin të mundte fantazmat e Patozit dhe Jozefinës që e akuzojnë dhe kërcënojnë nga ‘penxheret’ e Zukenbergut.
 
Nuk çuditëm as për këtë, mirë nuk më vjen që nuk e sfiduat për asnjë çast qeverinë e re në artikulimin qoftë edhe vetëm të një gjëje të re, mirëpo as edhe një gjë, as edhe një fjali të re, qoftë edhe një tingull të padëgjuar në këngën të katër viteve më parë, me durim dhe këmbëngulje në veshët tuaj, me shpresë se ju do zgjoheni dhe do reagoni, duke na sfiduar me ide që hapin debat, jo me gërrhitje me sy hapur që thyejnë heshtjen, duke mos refuzuar dorën e shtrirë të bashkëpunimit tonë për çështje që nuk janë të majta, nuk janë të djathta, janë çështje shqiptare.
 
Duket sikur kultura e mohimit të realitetit është bërë një sëmundje politikisht e transmetueshme. Edhe kryetari Basha ishte në fjalën e vet të parën në këtë sallë një kopje e tronditur e udhëheqësit të Republikës së re.
 
M’u duk sikur më shumë e kishte hallin të mundte këtu fantazmat e Astrit Patozit dhe te Jozefinës që e akuzojnë e kërcënojnë nga ata penxheret e Mark Zucerbergut”
deklaroi Rama.

Basha-Ramës: Marrëveshja me ty nuk funksionon
Por ftesës së Ramës për bashkëpunim, Basha iu përgjigj prerë duke e refuzuar.
 
Ashtu si dje, Basha deklaroi sërish se marrëveshja e 18 majit me Ramën nuk funksionon, pasi bëri aleancë me krimin.
 
Lideri demokrat akuzoi se ka deputetë të inkriminuar në Kuvend, ndërsa theksoi se lufta ndaj drogës është kusht nga BE për negociatat.
 
Ju ftoj të shkundeni nga frika. Tentativë për të frenuar zërin e opozitës. Jeni mësuar me parullat e propagandën  tuaj.
 
Edi Rama ke ardhur për programin këtu, jo të flasësh në emrin tim dhe të opozitës. Mungesë totale programi, zgjodhi sulmin dhe diversionet ndaj opozitës.
 
Në 2013 erdhe me krimin dhe kjo degjeneroi shtetin. Disa ikën nga dekriminalizimi, por ke të tjerë këtu që kanë gënjyer në formularin e dekriminalizimit.
 
Kriminalizimi dhe droga janë e reja. Droga është kusht shtesë për anëtarësimin për hapjen e negociatave.
 
Një dyzinë bashkishë socialiste drejtohen nga persona me rekorde kriminale. Marrëveshja ime me ty nuk funksionon. Jo aleancë me krimin, vetëm përballje. Sekondat numëroni mbrapsht tani në qeverisje
” deklaroi ai.

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

'Ura e dëmtuar e Rilindjes', Berisha del bllof sërish me postimin e Qytetarit Dixhital! Publikon pamje që nuk ndodhen fare në Shqipëri

'Ura e dëmtuar e Rilindjes', Berisha del bllof sërish me postimin e Qytetarit Dixhital! Publikon pamje që nuk ndodhen fare në Shqipëri