Rama shtron darkë për lojtarët
marrin pjesë Mustafa e Haradinaj

Rama shtron darkë për lojtarët<br />marrin pjesë Mustafa e Haradinaj
Kryeministri Edi Rama ka shtruar mbrëmjen e së enjtes një darkë për Kombëtaren e Futbollit. Në përfundim të takimeve ceremoniale dhe pritjes madhështore nga ana e tifozëve kuqezinj, Kryeministri Rama shtroi një darkë në nder të ekipit kuqezi, ku morën pjesë personalitete të larta të shtetit shqiptar dhe të Kosovës.

Përkrah kapitenit të kombëtares, Lorik Cana vihet re prezenca e kryeministrit kosovar, Isa Mustafa, i cili ishte i pranishëm në këtë darkë.

rama darke

rama darke

(Darka e shtruar nga kryeministri Rama për lojtarët e kombëtares)

Kryeministri Isa Mustafa përshëndeti të gjithë lojtarët e Kombëtares, duke shprehur respektin e popullit dhe të institucioneve të Kosovës për Kombëtaren Shqiptare, për atë që ka demonstruar në Francë, ku me dinjitetin e dëshmuar bënë krenar të gjithë shqiptarët.

Me këtë rast, kryeministri Mustafa shprehu konsiderata të veçanta edhe për tifozët shqiptarë për përkrahjen e tyre shembullore. Në këtë darkë marrin pjesë edhe ish- kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj si dhe kreu i "Vetëvendosjes", Visar Ymeri. 

Redaksia Online
Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Shtetet baltike dhe Polonia kërkojnë fonde nga BE-ja për mbrojte kufitare

Shtetet baltike dhe Polonia kërkojnë fonde nga BE-ja për mbrojte kufitare