Dyshimet se presidenti Ilir Meta mund të jetë duke menduar për një parti të re kanë lindur që në protestat e dhunshme të opozitës në 2019 kur doli nga parlamenti, ku Meta hoqi kostumin e presidentit dhe morri drejtimin e opozitës për të rrëzuar qeverinë. Pandemia duket se ftohu gjakrat mes tij dhe qeverisë, por që u ndezën sërish me protestat për shembjen e Teatrit. Kjo lëvizje qytetare e krijuar nga çështja e teatrit për kryeministrin Rama duket se do të kthehet shumë shpejt në një parti, partia e Presidentit.

Po ju them dy gjëra, e para shumë shpejt do të shikoni një lëvizje qytetare, që do të bëhet partia e Presidentit. Unë po ju them që shumë shpejt do të shikoni lëvizjen qytetare, që pak nga pak do të transformohet në parti, që është e lidhur me gjithë këtë për teatrin, për Kushtetutën, për atdheun”, tha Rama në Real Story.

Këtyre deklaratave, nga një tjetër studio televizive, iu përgjigj me skepticizëm bashkëshortja e presidentit dhe kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi, e cila tha se nuk beson që kjo të ndodh. Por dhe nëse ndodh, sipas Kryemadhit, atëherë do ta shinte si kundërshtarin e saj që do të vendoste të dy partitë në sfidë se kush do të merrte më shumë vota.

“Nuk e besoj. Nëse ndodh do të thotë se u ndjeka i ri. Nëse do të ndodhë do të ndihesha e sfiduar kush do të marrë më shumë vota”, tha Kryemadhi në Open.