Rama: Shumë shpejt do përdorim inteligjencën artificiale për sistemin e prokurimeve

TIRANË- Kryeministri Edi Rama nga Forumi i Klimës së Biznesit tha se shumë shpejt do materializohet revolucioni për sistemin e prokurimeve. Kur thotë “revolucion”, Rama tha se i referohet përfshirjes së Inteligjencës Artificiale në këtë proces të rëndësishëm, për të zhdukur korrupsionin në këtë hallkë. Në fjalën e tij, kreu i qeverisë tha se me përfshirjen e Inteligjencës Artificiale, asnjë ministri dhe as një Komision i Vlerësimit të Ofertave nuk do të ketë më punë me tendera. Po ashtu, Rama shtoi, se kjo do të jetë edhe në të mirë të kompanive, që s’do kenë nevojë që të merren me dokumente.

“Shumë shpejt do të materializohet, duke shfrytëzuar inteligjencën artificiale dhe nisur nga një eksperiencë BE në rindërtimin e shkollave pas tërmetit. Dhe procesi i prokurimit i përzgjedhur nga misioni që i ka prokuruar vetë të gjitha fondet është një proces që na ka mësuar shumë dhe nga i cili kemi kuptuar që ne mund të ndërtojmë një rrugë ku nga njëra anë të kemi një aleancë me institucionet dhe nga ana tjetër të kremi programin e inteligjencëns artificale për prokurimit, që do zbrazet nga letra, do mbarojë historia, ke vulën s’ke vulën, ik thaje, na duhet më e njomë, mungon një letër, sepse çdo e dhënë që kërkohet nga kompanitë dhe vlerësim për kompanitë dhe kur prokurimet të zhvillohen, kompanitë që janë të njohur publikisht dhe që të dhënat e tyre ndodhen në bazën e çmimit, do të duhet vetëm të çojnë çmimin dhe kjo është e mundur vetëm fale teknologjisë dhe do bëjmë spostimin e trupës, sistemi në një dore një agjenci kombëtare e prokurimeve me disa përjashtime të vogla të natyrës teknike dhe do kontraktojmë partnerë ndërkombëtarë dhe që nga ky moment asnjë ministri dhe asnjë KVO shqiptare, Komision i Vlerësimit të Ofertave, makth i im, që arrestohen për tendera, nuk do kenë më këtë punë se bëjnë mijëra prokurime dhe kemi një numër KVO që është marramendësh. Do jetë një lehtësim i jashtëzakonshëm, njerëzit e KVO do lehtësohen, qeveria dhe Shqipëria do lehtësohen dhe raportet përkatëse do lehtësohen dhe ne do ngjitemi më lartë në vlerësimin në luftën kundër korrupsionit”, tha Rama.

Mungesën e krahut të punës, Rama zgjodhi që ta quante si një “luftë”, por tha se është i bindur që Shqipëria do i mbijetojë kësaj stuhie.

“Luftë për krahun e punës që ne duhet ta përballojmë dhe efekteve katastrofave të së cilës ne duhet t’u mbijetojmë nëse duam të vazhdojmë me sukses në këtë rrugë ku ka hyrë ekonomia jonë që është në një moment kthese shumë të rëndësishëm. Arsyeja pse ne rritëm pagat lidhet me këtë që thashë, si edhe sepse tani u krijua mundësia, ne besojmë që do japë efekte pozitive. Sipërmarrja duhet të bëjë një hap më shumë, i kemi mundësitë t’i mbijetojmë kësaj stuhie. Është luftë me sekondën, jo me ditën”, tha Rama.

I ndalur te pagat kryeministri tha se qeveria po planifikon të tjera rritje në sektorin publik, teksa i bëri thirrje sipërmarrësve privatë për bashkëpunim dhe të rrisin rrogat e punëtorëve të tyre pasi vetëm kështu mund t’i bëjnë ballë kësaj “lufte” e cila po godet të gjithë Europën.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 17:27
Sfidat e biznesit dhe investitorët e huaj/ Ambasadorja e BE: Shqipëria ka bërë përparime në luftën e korrupsionit

 

Ambasadorja e Delegacionit të BE në Tiranë, Christiane Hohmann duke folur për investimet, tha se Shqipëria ka bërë përpara në këtë drejtim. Ajo tha se një ndër problemet që hasin më shumë investitorët e huaj është informaliteti dhe korrupsioni dhe konkurrenca e lirë, por shtoi se vendi ynë ka bërë përpara.

“Ka pasur përfitime që janë sjellë nga digjitalizimi i shërbimeve. Investuesit tregojnë qartë disa nga sfidat që ende mbetet, si për shembull si do të trajtohet informalitetit. Çrrënjosja e korrupsionit, promovimi i konkurrencës së drejtë si edhe promovimin e procedurave  transparente të prokurimit publik, parashikueshmërinë ligjore, zbatimin e ligjit dhe ata nuk duan as të ketë vonesa në gjykata. Pra as që të ketë certifikata që paqarta pronësie. Shqipëria ka ecur shumë përpara. Përfaqësuesit e bizneseve na tregojnë që ka ende shumë punë, zgjidhja e këtyre çështje do të krijojë vende punë dhe do të sjellë më shumë investime si edhe do të heqë pak trysninë që sjell edhe rrjedhja e trurit”, tha ambasadorja e BE.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • petrit: 25/04/2023 08:43

    Sikur te kishte pak nga ajo natyralja, mire do ishte.

    Përgjigju
  • Qipla: 25/04/2023 07:13

    Na shkatërrove fare o njësh, çfarë stë pjell mendja. Sa do na e shesësh ktë inteligjencën artificiale? Kush do ta veri në punë? Nga se do mësoj kjo inteligjencë? Asaj po i fute plehra, plehra do nxjeri. Gjithsesi një të mirë e ka: do hiqet përgjegjësia nga njerëzit, vjedhjet do ti ngarkohen inteligjences artificiale…skemi cbëjm, inteligjenca i nxori cmimet…

    Përgjigju
  • Robo: 24/04/2023 23:13

    Ky është një vend shumë i mirë për lajmin tonë.

    Përgjigju
  • Arbëri: 24/04/2023 22:01

    Tradhtar i pështirë…!

    Përgjigju
  • Orgen: 24/04/2023 19:40

    Ky eshte nje lajm shume i mire per vendin tone

    Përgjigju
  • Leo: 24/04/2023 19:38

    Absolutisht nje nga lajmet me fantastike per vendin tone

    Përgjigju
    • Arbëri: 24/04/2023 23:01

      Ti nuk je univerzitet normal o patronazhist idiot…!

  • Ena: 24/04/2023 18:42

    Lajm super inteligjent për publikun tone

    Përgjigju
  • Eni: 24/04/2023 18:37

    Lajm shume i mire per vendin tone

    Përgjigju
  • Riku: 24/04/2023 18:03

    Ka nje problem moral ne ate qe thote gjermanka sepse te gjithe raportet nderkombetare mbi indeksin e korrupsionit tregojne rritje ne qeverisjen e rames... i fundit raporti i DASH... nejse rendesi ka te komplimentohet qeveria para zgjedhjeve dhe kjo ti fuse nje kec te njome ne ndonje zone turistike

    Përgjigju
  • Turi: 24/04/2023 18:01

    Shqiperia ska me vend per korrupsion eshte plot ne te gjitha drejtimet dhe kjo fale politikaneve tane te kalbur dhe shteteve te jashtem qe e mbeshtetin , mos befshi hajer e prokopi se e shkaterruat kete vend jua qr

    Përgjigju
  • Unë propozoj, ju miratoni:: 24/04/2023 17:39

    Përdorni Inteligjencën Artificiale edhe për të bërë punët që do prokuroni, për çfarë i doni punëtorët.

    Përgjigju
    • Unë propozoj, ju miratoni:: 24/04/2023 18:26

      Gjithashtu përdorni Inteligjencën Artificiale edhe për t'ju këshilluar si të qeverisësh mirë. Shkrije shtetin, e lerja Inteligjencës artificiale ne dorë të gjitha. Mos përdorni filxhanin e kafesë se nuk funksionon.

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Lulja e kuqe e Krishtlindjeve, si të kujdeseni për ta pasur sa më gjatë në shtëpi

Lulja e kuqe e Krishtlindjeve, si të kujdeseni për ta pasur sa më gjatë në shtëpi