“Homazh Lucio Dalla-s në ditën e funeralit të tij. Ishim miq dhe e kujtonte gjithnjë me nostalgji Tiranën e koncertin fantastik që bëri këtu. Artist i madh, përvecse një kengetar legjendar për Italinë, provokator gjenial kundër të vjetrës dhe qytetar i angazhuar në beteja sociale”, shkrujati Raman ë Twitter.
Kryesocialisti, ndryshe nga ditët e tjera, sot ka hedhur pak nostalgji edhe në sportin e tij të preferuar, basketbollin, një tjetër hobi i këngëtarit Lucio Dalla.
“Një mik sportist për Lucion: Më erdhi keq. Kujtova një natë në Tiranë ku ishim bashkë dhe folëm për basketbollin. Se harroj sa më pasion fliste”, përfundon dedikimi i kreut të PS, në ditën e lindjes e si për ironi të fatit edhe ditën e homazheve të lamtumirës për këngëtarin e madh Italian.
(aq/shqiptarja.com)