Rama si Obama dhe Monti
sot konferencë për shtyp online
Konferencën e parë për shtyp për vitin 2013, Edi Rama do ta zhvillojë jo me gazetarët përpara kamerave por në Twitter dhe në Facebook me qytetarët sot në orën 12:00.
TIRANE - Konferencën e parë për shtyp për vitin 2013, Edi Rama do ta zhvillojë jo me gazetarët përpara kamerave por në Twitter dh Facebook me qytetarët, sot në orën 12:00. Pasi kërkoi fillimisht aprovimin e ndjekësve në platformën e tij të preferuar, lideri socialist njoftoi se do t’u përgjigjet pyetjeve të qytetarëve mesditën e sotme. Deri atëherë të gjithë qytetarët do të kenë mundësi t’i drejtojnë pyetje kreut të Partisë Socialiste përmes faqes së tij në Twitter e Facebook.
Një eksperiment identik zhvilloi të shtunën edhe ish-Kryeministri Italian, Mario Monti, i cili do të kandidojë sërish në zgjedhjet e ardhshme që pritet të zhvillohen në vendin fqinj. Por sipas ekspertëve të komunikimit politik në Itali, rezultatet në rastet e Montit kanë qenë zhgënjyese në krahasim me suksesin e eksperimentit të zhvilluar më parë edhe nga presidenti amerikan Obama.
Tre ishin gabimet më të mëdha të Montit, të cilët Rama duhet të evitojë sot. E para, Kryeministri Italian nuk tha asgjë të re gjatë intervistës kolektive në Twitter nga sa kishte deklaruar më parë. E dyta, nga mbi 2500 pyetje që kishin mbërritur nga njerëz të thjeshtë, Monti kishte përzgjedhur vetëm 20 pyetje nga ata persona që online quhen “influencer”, pra në gjendje të influencojnë opinionin publik. Dhe shkaku i tretë i dështimit Montian është se ish-Kryeministri dukej tepër i ngurtë. Pavarësisht nga ndonjë 'emoticon' që buzëqeshte apo ndonjë wow, dukej që nuk ndodhej në habitatin e tij. Për më tepër, stafi i tij hodhi në qarkullim disa foto, njëra edhe e sfokuar, por asnjëra në gjendje që të godiste.
Mesditën e sotme do të shihet nëse Rama do të rreshtohet përkrah suksesit të Obamës apo dështimit të Montit.
(Gre.M/Shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
26 Nëntor, 23:23
A po japin rezultat protestat e PD-së?
-
Po
15.7%
-
Jo
78.3%
-
Nuk e di
6.1%
Vota total: 230
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Dosja/ Zbardhen planet në Sky Ecc të Suel Çelës për të ekzekutuar me snajper Ardian Çapjan: Atë e kishte karamele, qëllon deri në 1 mijë metër! Pse dështoi atentati
26 Nëntor, 22:51
-
DOSJA/ 'Do e marrim si kec në tavë, mos t’i gjendet as nam e as nishan', ja si banda e Suel Çelës planifikoi vrasjen e 'Vis Korçarit'
26 Nëntor, 22:45
-
Kaq afër zgjedhjeve a ia vlen të harxhosh energji me protesta politike?
26 Nëntor, 22:44
-
SPAK e akuzon Artan Hoxhën për lidhje Suel Çelës, Muça në ‘Repolitix’: Axhendë në shërbim të klanit! Çaça: Kur bëhesh kundër një grupi tjetër, je pjesë e organizatës
26 Nëntor, 22:38
-
Dëshmitë e krimit, Kosova bëhet me muze të të mbijetuarve të dhunës seksuale gjatë luftës
26 Nëntor, 22:29
-
Goditja e grupit të Suel Çelës, avokati në ‘Repolitix’: SkyEcc ka hapur një ‘kuti’ që s’e dimë kur do mbarojë
26 Nëntor, 22:15
-
Dosja e Suel Çelës, Meçe në ‘Repolitix’: Lidhjet me Artan Hoxhën, manipuloi hapësirën mediatike në shërbim të grupit kriminal! Mori zarfin në dorë
26 Nëntor, 22:10
-
Biden: Po pranimit nga ana e Izraelit të marrëveshjes për një armëpushim në Liban
26 Nëntor, 22:02
-
Protesta e PD, rritet numri, 44 protestues të shoqëruar në polici
26 Nëntor, 21:46
-
Kryeministri australian e pranon me krenari: Jam shqiptar, kam rrënjë arbëreshe (VIDEO)
26 Nëntor, 21:38
-
Pak orë pasi Netanyahu pranoi armëpushimin, Izraeli sulmohet me 3 raketa të lëshuara nga Libani
26 Nëntor, 21:37
-
Mero Baze: 700 cuba që duan t’u imponohen 700 mijë qytetarëve
26 Nëntor, 21:21