Rama: Si të na pranojë BE
kur qeveria pengon hetimin?
Në mbledhjen e sotme të "Tryeza e drejtësisë" të PS, kreu Edi Rama foli për nevojën urgjente të një reformimi dhe sulmoi qeverinë për pengesat dhe sulmet që po zhvillohen ndaj sistemit gjyqësor dhe Prokurores së Përgjithshme. "Si është e mundur që ne të na lejohet kandidimi në BE kur në vendin tonë sulmohet drejtpërdrejtë prokurorja e përgjithshme. Si mund të na pranoi bashkimi evropian, kur qeveria pengon hetimin, fshi provat dhe bën cmos të pengojë luftën për të vërtetën. Ky grup pune do shërbejë si një qendër graviteti për të drejtuar një reformim" tha Rama.
Në mbledhjen e sotme të "tryeza e drejtësisë" të PS, kreu Edi Rama foli për nevojën urgjente të një reformimi dhe sulmoi qeverinë për pengesat dhe sulmet që po zhvillohen ndaj sistemit gjyqësor dhe Prokurores së Përgjithshme.
“Jo më larg se pak minuta më parë se të fillonim këtë takim, pushteti vazhdoi sulmin ndaj prokurores së përgjithshme, vazhdoi sulmin ndaj opozitës dhe ndaj gjithë sistemit tonë ligjorë. Si është e mundur që ne të na lejohet kandidimi në BE kur në vendin tonë sulmohet drejtpërdrejtë prokurorja e përgjithshme. Si mund të na pranoi bashkimi evropian, kur qeveria pengon hetimin, fshi provat dhe bën cmos të pengojë luftën për të vërtetën.
Jo vetëm BE nuk mund të pranoi në gjirin e vet një vend, i cili nuk e zgjidh dot problemin me të vërtetën në dyert e sistemit të drejtësisë, por nuk mund të krijoji as një të ardhme, në një kohë kurë janë të kërcënuar cdo ditë nga shtypja e pushtetit të parasë.
Është një sfidë e jashtëzakonshme se si do ta qeverisim më mirë Shqipërinë. Në programin tonë i japim përgjigje kësaj dhe një liste të gjatë pyetjesh që rëndojnë shqiptarët. Këtë sfidë duhet ta kalojmë me të gjitha kapacitetet profesionale që ne kemi. Ky grup pune do shërbejë si një qendër graviteti për të drejtuar një reformim, për të transformuar një situatë kaq të molepsur se sa kjo e sotmja.
Të dëgjosh qytetarët është një përqindje marramendëse që jo vetëm nuk beson më te drejtësia dhe e atyre kanë humbur shpresën në këtë sistem. Me programin tonë është e mundur të shihet rruga që con drejt zgjidhjes ndaj tër këtyre problemeve kaq shumë të rënduara. Do doja të rinënvizoja faktin, teksa ne flasim shoqëria jonë përballet me një sfidë, që është sfida e të vërtetës së 21 janarit dhe e ndëshkimit të atyre që vranë dhe atyre që urdhëruan vrasjet.
Besoj që është e vështirë të gjesh drejtësinë në dyert e gjykatave në rast se përmes vendimeve të padrejta, ata që qeverisin ndjekin interesat e tyre, krejt të ndara nga interesat e qytetarëve” tha Rama gjatë fjalës së tij. ah/shqiptarja.com/
Sondazhi i ditës:
25 Nëntor, 08:30
Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?
-
Po
38%
-
Jo
53%
-
Nuk e di
9%
Vota total: 2348
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Aksident tragjik në aksin 'Shkodër-Koplik' mëngjesin e sotëm, automjeti përplasi për vdekje 80-vjeçarin
26 Nëntor, 08:15
-
Lufta në Ukrainë, sulm i ri rus me dron në Kiev
26 Nëntor, 07:56
-
'Travel and Tour World': Shqipëria, një yll në rritje në turizmin evropian
26 Nëntor, 07:38
-
Rikthehet Broja, sulmuesi gjen minutat e para për këtë sezon me Everton U-21
26 Nëntor, 07:28
-
Lufta/ Hamasi e mirëpret një armëpushim mes Izraelit dhe Hezbollahut
26 Nëntor, 07:16
-
Buxheti 2025, Kuvendi shpërndan para shtesë për institucionet e drejtësisë
26 Nëntor, 07:06
-
Cilat janë pengesat për arritjen e armëpushimit mes Izraelit dhe Hezbollahut?
25 Nëntor, 22:54
-
Operacioni i SPAK/ Banushi te ‘5 Pyetjet’: Fetahu përdorte bandat për të goditur gazetarët! Prençi: Ura lidhëse mes Suel Çelës dhe prokurorëve e gjyqtarëve
25 Nëntor, 22:53
-
Në pranga me urdhër të SPAK, ish-gjyqtarja Pajtime Fetahu porositi vrasjen e gazetarit Saimir Kodra, krimi do të kryhej nga grupi Çopja
25 Nëntor, 22:34
-
Trump: Akuzat penale ndaj meje ishin rrëmbim politik, demokratët shpërdoruan taksat e amerikanëve për të goditur
25 Nëntor, 22:17
-
Vrasja e 14-vjeçarit në Fan Noli, pretendimi i Prençit: Dyshohet se 5 persona u përfshinë në sherr, një prej autorëve e ka prindin në polici
25 Nëntor, 22:09
-
Nga Suel Çela tek i vëllai, Report Tv zbardh emrat e 21 masave të sigurisë
25 Nëntor, 22:00