Rama: Sipërmarrësit austriakë
inkurajojnë reformat e qeverisë

Rama: Sipërmarrësit austriakë<br />inkurajojnë reformat e qeverisë
TIRANË- Kryeministri Edi Rama u shpreh sot entuziast për mundësinë e investimeve austriake në Shqipëri. Pas një takimi të sotëm me zëvendëskryetarin e parlamentit austriak, Karl Heinz Kopf, kryeministri, përmes një postimit në rrjetet sociale, vlerësoi praninë e sipërmarrësve austriakë në vendin tonë.
 
"Varg delegacionesh të biznesit austriak në Shqipëri - Gjatë takimit me zv.kryetarin e parlamentit austriak Karl Heinz Kopf e një grup sipërmarrësish austriakë ku u mbështetën me fjalë shumë inkurajuese reformat e qeverisë dhe u dha edhe informacioni se në gjashtëmujorin e parë të vitit në vijim janë plot dhjetë delegacione biznesesh austriake që do të vijnë për të parë mundësitë e investimit në vendin tonë", shkruan Rama në një postim të tij në “Facebook”. /ATSH/

Redaksia online
(Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

A e dinit, ja cilat u shqime nuk duhet t’i kombinoni kurrë me njëra-tjetrën

A e dinit, ja cilat u shqime nuk duhet t’i kombinoni kurrë me njëra-tjetrën