TIRANË- Artistë që kanë kontribuar në kultivimin e artit në Shqipëri duan një godinë të re për brezat e ardhshëm. Kreu i qeverisë Edi Rama ka përcjellë ditën e sotme amanetin e regjisorit të famshëm Mihallaq Luarasi i cili pak vite para se të ndahej nga jeta deklaronte se teatri i sotëm është i pandreqshëm.
"Mihallaq Luarasi, regjizori i famshëm i Teatrit Kombëtar, u kthye në shënjestrën e pamëshirshme të diktaturës komuniste, gjatë gjuetisë së egër të shtrigave që Enver Hoxha shpalli në vitet ‘70, kundër artit e kulturës së degjeneruar perëndimore. Ai u linçua publikisht nga vetë diktatori komunist dhe u cfilit burgjeve, duke hyrë në librat e gazetat e propagandës enveriste, si një dele e zezë e regjimit totalitar. Ai sot nuk jeton më, por e ka lënë pak vite më parë amanetin e tij për Teatrin Kombëtar.
Mhallaq Luarasi
Ky teatër që kemi sot është i pandreqshëm. Është turp që Teatri Kombëtar i Shqipërisë ka ngelur në atë ndërtesë të ndërtuar që në kohën e Italisë. Qysh në vitin 1966, drejtuesve të asaj kohe i është kërkuar një teatër i ri, që fatkeqësisht nuk u ndërtua kurrë. Duhet më shumë vëmendje për Teatrin Kombëtar, nuk duhet një rikonstruksion i tij, por ndërtimi i teatrit të ri. Më 1966 në Teatrin Kombëtar, kur ishte gjallë dhe aktori i madh Naim Frashëri, rastësisht u takuam në oborr me Manush Myftiun, anëtar i byrosë politike atë kohë. Naimi i tha: “Nuk po mendon partia për një teatër të ri?”, ndërsa përgjigja e Manush Myftiut ishte: “Naim, nipat tanë të ndërtojnë një teatër të ri, ne nuk kemi mundësi, presim nga nipat tanë”. Pra ne jemi ata që sot duhet ta ndërtojmë një teatër të ri kombëtar", thuhet në postimin e Ramës, ku citohen edhe fjalët e regjisorit Luarasi.
/r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
20 Nëntor, 13:18
Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?
-
T'i mbyllë
80.5%
-
Vendos filtra
16.5%
-
Nuk e di
3%
Vota total: 7748
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Militantë të Berishës protestojnë kundër Ramës në Londër (VIDEO)
24 Nëntor, 12:59
-
'Çifti nga qyteti' që zgjodhën për të investuar në Zhulat të Gjirokastrës, Rama: 'Paketa e Maleve', mbështetje për turizmin
23 Nëntor, 09:49
-
Rama njofton takimin me Diasporën të dielën në Londër: Radha me shqiptarët e Britanisë së Madhe, në rrugën drejt Shqipërisë 2030!
22 Nëntor, 18:09
-
Komisioni Evropian mirëpret përfshirjen e Shqipërisë në zonën unike Euro (SEPA): Një hap përpara në integrimin drejt BE!
22 Nëntor, 16:44
-
Akademia Politike e PS-së, Rama: Më shumë të rinj që duan të angazhohen
22 Nëntor, 13:32
-
Reagimet e politikës për Ditën e Alfabetit! Rama: Gjuhën ta duam e përcjellim! Begaj: Simbol i bashkimit kombëtar! Basha: Prioritet për emigrantët
22 Nëntor, 08:56
-
Dita Kombëtare e Alfabeti/ Publikohet drafti i fjalorit të Gjuhës Shqipe, 120 mijë fjalë! Gjinushi: U morën 25 hartues
22 Nëntor, 08:01
-
Vrasja e 14 vjeçarit pranë shkollës 'Fan Noli', qytetarët pro nismës së mbylljes së TikTok dhe Snapchat
21 Nëntor, 18:10
-
Shqipëria pjesë e sistemit unik europian të pagesave! Rama: Hap i madh drejt BE-së në 2030! Nga 2025 dërgesat e parave nga Europa e anasjelltas pa kosto financiare
21 Nëntor, 16:58
-
Kuvendi Kombëtar i Gjuhës, Emil Lafe: Duhet mbrojtje ligjore! Nesër publikohet drafti për Fjalorin e madh të Shqipes
21 Nëntor, 12:03
-
Nesër publikohet drafti i fjalorit të madh të Gjuhës Shqipe, Rama: E hedhim në konsultim publik! Të mbrojmë shqipen nga barbarët e rrjeteve sociale
21 Nëntor, 10:58
-
Nis së shpejti projekti i ripërtëritjes së Ujërave Termale të Bënjës në Përmet, destinacion që preferohet nga turistët
21 Nëntor, 08:16
Propaganda e Rames eshte e pakapshme. Eshte e frikshme deri per tu admiruar ku ka arritur manipulimi i mendjeve te popullit te shkrete per te perfituar shuma qe ne te tjeret as nuk i konceptojme dot. I plasi rames per teater...ai do ndertonte edhe mbi varrin e skenderbeut.
PërgjigjuTurp edhe per ministrite, le tju veme kazmen te gjithave
Përgjigju