TIRANË- Kryeministri Edi Rama mëngjesin e sotëm e ka nisur me historinë e një prej triumfatorëve në betejën me COVID, historinë e Petrit Meçanit. "Po jetoj një jetë të dytë", shprehet ai në video, teksa nuk ka lënë pa falenderuar edhe heronjtë e këtyre ditëve, mjekët.
"Jam shtruar te Sanatoriumi në orën 1 të natës në spital dhe pavarësisht orës së vonë kishte një gatishmëri për t'u admiruar si në urgjencë edhe në pavion, më kanë shtruar më kanë bërë analizat e rastit dhe më është hapur kartela, shërbimi ishte i shkëlqyer, personeli i mjekëve dhe infermierë, njerëzor, shumë të afërt në dispozicion të të gjithë pacientëve, ishte diçka e mrekullueshme, për t'u pasur zili. Ata qe e kanë kaluar këtë eksperiencë të vështirë, vetëm ata a e dinë se çfarë është COVID, njerëzit duhet të binden te ajo qe thonë specialistë, duhet të kuptojnë që marrja e masave është e domosdoshme, kur e kujtoj periudhën time në spital nuk mund të lë pa falenderuar spitalin, dhe një mirënjohjeje për Silvana Bala dhe Perlat Kapisyzi falë të cilëve unë e kam një jetë të dytë", tha ai.
Më herët, Rama ka sjellë edhe një video ku tregohet me detaje e gjithë procedura se si merret tamponi në shtëpi.
E fitoj vendin e punes nga Rama!
Përgjigjuskender gega po niset per turqi, pse po niset kur ne jemi te specializiar?
Përgjigjumire popaganda propagande po hunda e ketij zoteris jashte ky eshte mesazhi apo cfare mbuloningojen e humden jashte a pika
Përgjigju