BULQIZË – Kreu i opozitës, Edi Rama, iu është drejtuar sot banorëve të Bulqizës, qytetit të minierës, me fjalët: “ Përulem me respektin më të thellë përpara tragjedive të njëpasnjëshme, që kanë marrë këtu në Bulqizë për 8 vite me radhë jetë njerëz të pafajshëm, baballarësh në kërkim të bukës së gojës së familjeve të tyre, përmes punës së ndershme. Një punë e ndershme që në Bulqizë ka formën e skllavërisë.”
“Kjo skllavëri”, - tha Rama, - “ mbulon me turp këdo që pati në këto 8 vjet mundësinë për të bërë diçka dhe nuk bëri asgjë; një skllavëri që mbulon me turp bajraktarët lokalë të Bulqizës, ata që e mbajtën peng për vite me radhë këtë qytet, ku pasuria e madhe e kombit grabitet përditë dhe ku njerëzit e zakonshëm të këtij vendi varfërohen përditë; skllavëri që mbulon me turp bajraktarët e Tiranës, ata që nga kjo pasuri kombëtare përfitojnë pjesën e tyre, përmes lidhjeve me grupe kriminale dhe mafioze që i kanë hyrë kësaj pasurie duke i bërë këtij vendi atë që asnjë pushtues nuk do t’ia bënte dot kurrë. Është një turp! Turp! Turp! Turp, që duhet ta mbajnë ata që e kanë prej 8 vjetësh sepse kishin 8 vjet kohë për ta ndryshuar rrënjësisht situatën nëntokë dhe mbi tokë, këtu në Bulqizë dhe bënë sehir vdekjet, funeralët, rrënimin e vazhdueshëm të këtij vendi dhe rrënimin e vazhdueshëm të familjeve të zakonshme dhe të ndershme të këtij vendi.
Unë nuk kam ardhur, miqtë e mi, t’ju premtoj asnjë mrekulli, nuk kam ardhur t’ju them se në 4 vite ne do ta bëjmë Bulqizën Francë apo Zvicër. Unë nuk kam ardhur t’ju them se në 4 vite Bulqiza nga ferr Bulqiza do të bëhet parajsë, po kam ardhur t’u zotohem se në 4 vite unë do të jem krah për krah me ju për t’i dhënë fund grabitjes së kësaj pasurie të madhe kombëtare, për t’i dhënë fund skllavërimit tuaj, për t’i dhënë fund shkeljes së vazhdueshme të kontratave koncesionare në kurrizin tuaj. Për t’i dhënë fund zinxhirit të vdekjeve që pasojnë njëra tjetrën jo për faj të minatorëve, por për faj të atyre që shkelin në mënyrën më të paskrupullt kontratat koncesionare dhe kërkojnë të përfitojnë në mënyrën më të paskrupullt deri në pikën e fundit të gjakut të këtij qyteti.
Unë nuk kam ardhur t’ju them se sa hap e mbyll sytë gjithshka do të ndryshojë, po kam ardhur t’ju them se do t’i kem sytë, veshët, vëmendjen të pashkëputur nga ju për 4 vjet rresht për të bërë bashkë me ju gjithçka është e mundur që historia të mos përsëritet,” – përfundoi kryesocialisti.
Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
27 Nëntor, 11:43
Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?
-
Të drejtë
23.5%
-
Të gabuar
68.9%
-
Nuk e di
7.6%
Vota total: 2440
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Mahmutaj për Report Tv: Gjyqtarja Fetahu e lidhur me bandën e Çelës, porositi vrasjen e një gazetari! Zgjodhi rrugën më të pisët
27 Nëntor, 19:37
-
Shkodër/ Nuk asgjësuan 1000 rrënjë hashashi në Shalë, pezullohen nga detyra 6 nënkomisarë dhe inspektorë të Policisë! AMP ekzekuton vendimin (EMRAT)
27 Nëntor, 19:25
-
Mahmutaj për Report Tv: Suel Çela pagoi Artan Hoxhën për të manipuluar informacionet, i ka shtrirë tentakulat deri te gazetarët! Inskenuan kërcënimin
27 Nëntor, 19:20
-
RMV/ Ministri i Drejtësisë thotë se do zbatohen urdhër-arrestet e lëshuara nga Interpol për ish-pjesëtarët e UÇK-së
27 Nëntor, 19:14
-
Evi Kokalari reagon për lirimin e Berishës: Mos u gëzoni kot, s’ka lidhje administrata e Trump! Më intereson investigimi i kullës së malit, për atë më bënë kurban!
27 Nëntor, 19:10
-
Kukës/ Aksident në 'Rrugën e Kombit', përplasen 2 mjete, plagosen 4 persona
27 Nëntor, 19:08
-
Ndërron jetë akitivisti shqiptaro-amerikan Prof. Sami Repishti
27 Nëntor, 19:03
-
Jakin Marena: Berisha ‘xhiroi bosh’ një vit, rikthim në pikën zero, pa kauza e alibi
27 Nëntor, 19:03
-
SHBA/ Kërcënime me bomba ndaj të përzgjedhurve të Trump për kabinetin e ri! Reagon FBI
27 Nëntor, 19:01
-
Me arritjen e marrëveshjes së armëpushimit ndërmjet Izraelit dhe Hezbollahut, vëmendja kthehet në Gazë
27 Nëntor, 18:55
-
U vra me thikë 2 ditë më parë, zbulohet identetiti i shqiptarit në Itali dhe 2 pistat e hetimit mbi ngjarjen
27 Nëntor, 18:48
-
FOTOLAJM/ Presidenca ‘vesh’ dekorin e festave, ndriçohet nga drita shumëngjyrëshe
27 Nëntor, 18:40