Rama SMS drejtuesve të PS:
LSI, jo më e treta e vërteta!

Rama SMS drejtuesve të PS:<br />LSI, jo më e treta e vërteta!
Kryeministri Edi Rama u ka dërguar një mesazh konfidencial të gjithë drejtuesve të PS që të mos përmendin më LSI-në në daljet publike gjatë kësaj fushate zgjedhore. 

Në këtë SMS, Rama thekson se LSI nuk do ketë më shansin të jetë e treta e vërteta pas zgjedhjeve të 25 qershorit.

"Ju lutem nuk duhet të kemi më lajme për LSI-në!

E sotmja ishte një ditë per t’u dhënë të gjithëve mesazhin se LSI nuk ka më shanse të bëjë të tretin të vërtetin, në mënyrë që ju të gjithë ta përdorni këtë në fushatën mikro, me organizim kapilar për të kthyer njerëzit që rrinë me LSI për interes jo për bindje!",
thuhet në mesazhin e Ramës. 

"Fokusi te programi i PS-së"
Rama kërkon nga drejtuesit socialistë që të punojnë për të bindur njerëzit të votojnë PS-së. 

Mesazhi i Ramës: 
Ju lutem nuk duhet të kemi më lajme për LSI-në!

E sotmja ishte një ditë per t’u dhënë të gjithëve mesazhin se LSI nuk ka më shanse të bëjë të tretin të vërtetin, në mënyrë që ju të gjithë ta përdorni këtë në fushatën mikro, me organizim kapilar për të kthyer njerëzit që rrinë me LSI për interes jo për bindje!

Në makro, pra në komunikimin publik duhet të fokusohemi tek mesazhi ynë dhe për reformën e administratës të themi, ne duam të bëjmë dhe duam të kemi mundësinë të zgjedhim më të mirët!

Kaq dhe fokusin tek vetingu, ekonomia, punësimi e me radhë në mesazhin tonë… Forca!


Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Venezuelë/ Protesta të dhunshme kundër fitores së Maduros! Opozita: Gonzalez mori 73% të votave, zgjedhjet u manipuluan

Venezuelë/ Protesta të dhunshme kundër fitores së Maduros! Opozita: Gonzalez mori 73% të votave, zgjedhjet u manipuluan