Rama: Soli & Loli, tregoni draftin
Basha: Ti gënjeshtar i certifikua

Rama: Soli & Loli, tregoni draftin<br />Basha: Ti gënjeshtar i certifikua
Kryeministri i vendit, Edi Rama i ka bërë thirrje përfaqësuesve të Partisë Demokratike që të nxjerrin draftin e dakordësuar mes palëve sa i takon krijimit të Byrosë së Hetimit.

Këtë thirrje ai e ka bërë përmes një postimi në rrjetin social “Facebook” menjëherë pas debateve të realizuara në Kuvend për më shumë se 3 orë mes tij dhe ish Kryeministrit, Sali Berisha

Ja statusi i hedhur në Facebook nga Edi Rama
 
Thone s'ështe ky drafti i dakordësuar për Byronë e Hetimit! Po mirë atëherë cili është drafti i dakordësuar? Tregojani publikut!

I menjëhershëm ka qenë reagimi i kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha i cili ka thënë se Rama mbetet një gënjeshtar i certifikuar, ndërkohë që e ka akuzuar atë se po luan rolin e bllofit.

Ai shton se e ka ftuar 3 herë të miratohej drafti, sipas Venecias, por ai skishte vendosur.


Deklarata e kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha
 
Dielli me shoshe dhe e verteta me rrena nuk mbulohen dot. Drafti qe solli Rama sot ne parlament ra me 21 dhjetor kur foli Venecia e tha se Byroja nuk mund te kete drejtim tjeter vec prokurorise. E ftova publikisht 3 here ta miratonim me ndryshimin e Venecias dhe tha do pres prape Venecian. Tani luan bllofin me draftin e skarcuar. S'i kam faj une qe njihet si genjeshtar i certifikuar nga Brukseli ne Honolulu.
 


Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Si u shpall Armik i Popullit Edison Gjergo! Suzana Varvarica në  Esencë-Report Tv

Si u shpall Armik i Popullit Edison Gjergo! Suzana Varvarica në  Esencë-Report Tv