"Sot në Prizren u firmos dokumenti themeltar i bashkëpunimit dhe partneritetit strategjik mes Shqipërisë dhe Kosovës. S’do të kemi kurrë mundësitë dhe nuk do t’i gjejmë kurrë të gjithë fjalët e duhura, për të falenderuar të gjithë ata që menduan e luftuan më shumë se 100 vjet për gjuhën tonë, ëndrrën tonë, qëllimin tonë dhe që sot nuk janë më. Sepse pa ta, ne nuk do të ishim kurrë dot, sot këtu ku jemi, as kjo mbledhje nuk do të mbahej dot, mbase për 100 vjet të tjera", shkruan Rama ne Facebook mbi mbledhjen e Prizrenit.
Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)