Rama: Sot në 21:00 në '500 pyetje
me Babaramon' në Report Tv

Rama: Sot në 21:00 në '500 pyetje<br />me Babaramon' në Report Tv
Sot në orën 21:00 kryeministri i Shqipërisë Edi Rama do të jetë i ftuar në studion e Report TV, te emisioni "5 pyetjet nga Babaramo".
 
Rama përmes një statusi ka njoftuar ndjekësit në Facebook për intervistën, ndërsa është shprehur se do të jetë prezent në “500 pyetje me Babaramon”.

Si duket kreu i qeverisë e ka të qartë numrin e lartë të pyetjeve që do t’i drejtohen për shkak të intensitetit të zhvillimeve të fundit politike në vend.
  
“Sot në 21.00 në 5(00) Pyetje me Babaramon Report TV - Live edhe në ERTV”,
ka shkruar kryeministri në profilin e tij në Facebook.
 
Kreu i qeverisë do të japë qëndrimin e mazhorancës se çfarë do të ndodhë pas skadimit të afatit të parashikuar në Kodin Zgjedhor nëse partitë opozitare nuk regjistrohen për zgjedhjet e 18 qershorit, siç edhe kanë paralajmëruar deri tani.

rama

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria dy medalje bronzi në Lojërat Olimpike, e kujt është merita?



×

Lajmi i fundit

Shqipëria kërkonte ekstradimin, Durim Bami lirohet 2 muaj pas arrestimit në Dubai! Rivalët ofruan 1 mln euro për ‘kokën’ e tij

Shqipëria kërkonte ekstradimin, Durim Bami lirohet 2 muaj pas arrestimit në Dubai! Rivalët ofruan 1 mln euro për ‘kokën’ e tij