LONDER - Kryeministri i ardhshëm i Shqipërisë, Edi Rama, është takuar sot në Londër me ish-kryeministrin britanik Tony Blair dhe stafin e tij. Këtë lajm e ka njoftuar vetë në "Twitter", kryesocialisti Rama. Nën foto ai ka shënuar: "Në aeroportin e Londrës, ku sapo zbritëm për takimin e punës nesër, me km Tony Blair dhe ekipin e tij."

Takimi synon përfundimin e marrëveshjes me Blair si këshilltar i kryeministrit të ri, marrëveshje  kjo e negociuar fillimisht nga ish-Drejtori i Komunikimit në qeverinë e  Blair, Alastair Campbell në shkurt të 2013, kur ai erdhi në Tiranë për të promovuar librin e tij. Më pas, zëdhënësi i Blair e ka konfirmuar se do bashkëpunonte me Ramën nëse do ai do t'i fitonte zgjedhjet dhe do të ishte i kënaqur të ishte konsulent i tij. 

Marrëveshja ndërmjet tyre u konfirmua dhe nga Edi Rama në shkurt në profilin e tij në "Twitter", ku  shkruante se “kishte bërë një takim të shkëlqyer me Toni Blair dhe kishte rënë dakord që pas 23 qershorit ai dhe skuadra e tij do të punojnë për një qeverisje të mirë. Rama e cilësonte këtë si fantastike.
edi rama tony blair
(Fotoja e postuar nga Rama në "Twitter"- mbërritja dje në aeroportin e Londrës)

Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)