FRANCË - Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një vizitë në Paris këtë të hënë. Kreu i qeverisë u prit në Pallatin Elysee nga presidenti Emmanuel Macron.
Në qendër të diskutimeve mes dy udhëheqëve ishte tema integrimi i Shqipërisë në BE si dhe për investimet franceze në Shqipëri. Po ashtu bisedimet u fokusuan rreth disa projekteve, mes të cilave liceu i ardhshëm francez në Korçë.
Vitin e kaluar, kur Macron vizitoi Tiranën, Shqipëria dhe Franca nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi në fushën e energjisë, nënshkruan Memorandumin e mirëkuptimit ndërmjet Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit dhe Agjencisë Franceze për Zhvillim për krijimin e një projekti gjithëpërfshirës për turizmin e qëndrueshëm në rajonin e Korçës si dhe deklaratën e bashkëpunimit për Planin e Veprimit për Inovacionin Francë-Shqipëri.
Në atë kohë Macron premtoi se do të jetë krah Shqipërisë sa i takon rrugëtimit europian, duke thënë se mbyllja e negociatave deri në vitin 2027 është një realitet dhe se Franca do jetë krah nesh në mënyrë që axhenda të mbahet në kohën caktuar.
-
Patentat o monsieur rama patentat dhe Kosova esht para nesh
Përgjigju-
Macron i ka kerkuar Rames te hape krahun
-
-
O kuluf. Mos harxho parate e taksapaguesve per te bere selfie. Franca nuk e njeh Shqiperine. Ne Ballkan vetem Shqiperise nuk i njihen dokumentat te dala nga zyra e shtetit. Ka fakte per kete dhe jo propagande me foto dasmash.
Përgjigju-
Franca nuk e dinte ku bie Shqipëria në kohën e Salës tend, tani kanë respekt për ne. Në çdo vënd të botës.
-
-
Shokët masonë nxjerrin nga halli dhe mbështesin njëri-tjetrin në ditë të vështira.
Përgjigju











Komente
Komento